Baerbock për Ballkanin: Europa nuk duhet të ketë zona gri!

Gjermania po koordinon bashkëpunimin me Slloveninë në fushën e sigurisë, reformave të brendshme dhe zgjerimit të Bashkimit të Europian. Këtë e bëri të ditur ministrja gjermane e punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, para nisjes së saj për në Lubjanë, të hënën në mbrëmje. "Në një botë në të cilën krizat dhe konfliktet po afrohen në fqinjësinë e afërt të Evropës, ne kemi nevojë për një Bashkim Europian që do të veprojë shpejt dhe me vendosmëri", tha ajo.
"Gjermania dhe Sllovenia janë të bashkuar në synimin për të forcuar Evropën tonë të përbashkët, duke e bërë atë të përshtatshme për të ardhmen dhe duke përfshirë në mesin tonë vendet e Ballkanit Perëndimor. Për ne, një Bashkimi Europian i fortë, si NATO, është një politikë e pazëvendësueshme e sigurimit të jetës në kohë të pasigurta", tha shefja e diplomacisë gjermane.
Politikania e gjelbër u shpreh më tej se "Vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin plotësisht Bashkimit Europian. Kjo nuk është një frazë boshe, por për interesat tona të sigurisë - në Lubjanë, në Berlin dhe në mbarë Europën. Kjo kërkon reformat e nevojshme në vendet që duan të bëhen pjesë e familjes evropiane. Por BE-ja duhet ta mbajë fjalën dhe të ndërmarrë hapat e ardhshëm në procesin e zgjerimit kur të plotësohen kushtet".
Baerbock shtoi: "Duke pasur parasysh imperializmin rus, BE-ja nuk mund të përballojë asnjë zonë gri në mes të Europës. Së bashku me Slloveninë, ne po punojmë në reformat në BE për të vendosur rrugën për një Union të zgjeruar.
Progresi në politikën e zgjerimit dhe reformat e brendshme të BE-së duhet të ecin paralelisht." Baerbock i siguroi Sllovenisë mbështetje të plotë gjatë periudhës dyvjeçare si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Këtë detyrë Sllovenia e merr në 1 janar 2024.
E . S / SCAN
Sondazh

Njeriu më i pasur i Zvicrës - Bashkëpronari i Chanel që lëviz me transportin publik
Me një pasuri neto prej 47 miliardë dollarësh, bashkëpronari i Chanel, Gerard Wertheimer është aktualisht njeriu më i pasur në Zvicër, sipas listës vjetore të......

Turqia “sulmon” tregjet për të rikthyer besimin - Promovim i stimujve tatimorë për hyrjet e kapitalit të huaj
Një plan strategjik për të rifituar besimin e tregut dhe për të rikthyer më shumë investitorë në vend duket se do të zbatohet pa ndërprerje nga Turqia pas......

Rritja e pagave mbështet rimëkëmbjen, por krijon probleme - Produktiviteti nuk po zgjerohet. Rritjet e mëtejshme dëmtojnë konkurrencën
Rimëkëmbja ekonomike e Europës po nxitet nga të ardhurat më të larta dhe rritja e pagave të punëtorëve, megjithëse në vendet ku popullsia në plakje po shteron......

Bukuria natyrore e ishujve po taksohet - Asgjë nuk është më falas, madje as një vizitë!
Turizmi në ishujt e Atlantikut të Veriut ka lulëzuar vitet e fundit, veçanërisht pas pandemisë. Distanca e madhe nga bota e jashtme, si dhe rrjetet sociale,......

Përfitimet dhe rreziqet e inteligjencës artificiale - Mund të rrisë produktivitetin dhe zhvillimin e ardhshëm
Inteligjenca artificiale nuk ka të ardhme të paracaktuar. Rruga e parë që mund të zgjidhet ka të bëjë me rritjen e produktivitetit dhe të ardhmen e zhvillimit.......

Krishtlindjet, një në tre francezë pa dhurata! - Këtë vit, më shumë produkte të përdorura dhe të lira
Krishtlindjet po afrojnë me shpejtësi, por për shumëkënd gëzimi i festave shoqërohet me ankthin nëse do të arrijnë të përmbushin ‘detyrimin’ minimal që çdo i......

Rritje e valutave kryesore ndërsa Euro vijon rënien!
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të lehtë të kuotës këtë mëngjes duke u blerë sot me 93.5 lekë dhe duke u shitur me 94.6 lekë sipas kursit të......

Inflacioni në Turqi arrin në 62% pavarësisht rritjes së normës së interesit!
Turqia tregoi një rritje prej 62% nga viti në vit në nëntor, sipas të dhënave zyrtare të publikuara të hënën. Norma me të cilën çmimet po rriten ra lehtë nga......