Europa Postuar më 5 Dhjetor 2023, 10:15

Njeriu më i pasur i Zvicrës - Bashkëpronari i Chanel që lëviz me transportin publik

Nga SCAN TV
Njeriu më i pasur i Zvicrës - Bashkëpronari i Chanel që

Me një pasuri neto prej 47 miliardë dollarësh, bashkëpronari i Chanel, Gerard Wertheimer është aktualisht njeriu më i pasur në Zvicër, sipas listës vjetore të revistës ‘Bilanz’ të 300 njerëzve më të pasur të vendit.

Pas boom-it në industrinë e luksit, Chanel ka publikuar shitje prej 17.2 miliardë dollarësh në vitin 2022, 17% më shumë nga viti i kaluar, ndërsa fitimet arritën një rekord prej 4.6 miliardë dollarësh, sipas revistës. Suksesi i shpejtë i markës pas parfumit Nr. 5 dhe Little Black Dresses e çoi vlerën neto të Wertheimer në 47.6 miliardë dollarë.

Biznesmeni 73-vjeçar zotëron 49% të aksioneve të Chanel, ndërsa vëllai i tij, Alain, zotëron 51% të shitësit francez të mallrave luksoze të bashkëthemeluar në vitin 1910 nga gjyshi i tyre, Pierre Wertheimer dhe Coco Chanel. Allen vlen pak më shumë se vëllai i tij, sipas Bilanz, por ai banon në Nju Jork.

Gérard, i cili banon në kantonin e Gjenevës, dhe vëllai i tij konsiderohen ‘miliarderët më të qetë të modës’ për qasjen e tyre të profilit të ulët ndaj kompanisë dhe ngjarjeve të tjera, sipas Bilanz. Revista detajon se si vëllezërit marrin transportin publik për në dyqanet e reja javë pas hapjes së tyre vezulluese, ulen disa rreshta prapa gjatë shfaqjeve të modës dhe rrallë flasin me shtypin.

2022-shi ishte një vit i artë për industrinë globale të mallrave luksoze, e cila regjistroi të ardhura totale prej rreth 1.5 trilionë dollarësh Tregu po shkon drejt një viti tjetër fitimesh, pasi pritet të shënojë të ardhura prej 1.6 trilionë dollarësh.

Gjithashtu parashikohet një perspektivë më të butë për tregun global të mallrave luksoze në vitin 2024, me rritje të ulët deri në mesatare njëshifrore për këtë vit.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat