Shkodër, nis transformimi i hyrjes së qytetit - Detajet e projektit/ Kryeministri Rama inspekton punimet

Hyrja në qytetin e Shkodrës do të transformohet tërësisht. Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci, inspektuan punimet në lotin e parë të kantierit. Projekti parashikon jo vetëm transformimin e hyrjes së qytetit, por edhe rikualifikim urban.
“Shkodra është i vetmi qytet me një potencial kaq të madh dhe njëkohësisht s’ka hyrje. Domethënë ka hyrje po hyrja është si shteg, sot. Futesh sikur vjen në një shteg. Siç ishte Vlora në fillim, si një xhep fallco, sikur futeshe në një aneks”, - nënvizoi Kryeministri Rama.
Investimi parashikon krijimin e mjediseve sportive, pistë për biçikleta, pika panoramike mbi liqen, hapësira për aktivitete, një mol të ri që do të plotësojë rrjetin e moleve me ato të Shirokës e Zogajt, si dhe një muze të bukur për historikun e lundrimit në liqen e në lumin Buna.
Kryebashkiaku Beci e cilësoi projektin si të shumëpritur nga qytetarët e Shkodrës.
“Është një nga projektet më të mirëpritura dhe që askush nuk e ka pritur që do ta fillojmë kaq shpejt. Këtu kemi pjesën e projektit pastaj nga ura mund të shikojmë edhe fillimin e kantierit që është pjesa e molit. Kemi një projekt për pjesën e kalasë që zhvillohet në gjithë pjesën e kalasë dhe gjithë pjesën tjetër. Është një projekt i veçantë, rikualifikimi dhe lidhja e gjithë parkut me kalanë dhe tre pika të tjera siç është xhamia e Plumbit dhe Kisha e Zonjës. Këtu do kemi një urë dhe do ketë mundësi që të aksesohet kalaja dhe të treja këto. E gjitha bëhet si pol turistik dhe për fëmijët kemi lodra, mundësi argëtimi. Ky bëhet edhe për tu vizituar edhe ekonomikisht për Shkodrën dhe vlera e pronës do të ndikojë shumë”, - u shpreh kreu i bashkisë së Shkodrës.
Ky investim pritet të ndikojë edhe më shumë në rritjen e numrit të turistëve që vizitojnë Shkodrën përgjatë vitit.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Bitcoin mund të ketë nisur rrugën drejt $100,000 - Ngjitet në mbi $41,000, vijon optimizmi për miratimin e ETF-ve
Ekzekutivët kryesorë në industrinë e kriptomonedhave, e kanë quajtur rritjen e kësaj jave të bitcoin, si marshimin e ri drejt nivelit rekord të 100,000......

Nafta zbret drejt 78 USD - Humbjet kufizohen nga tensionet në Lindjen e Mesme
Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e parë të kësaj jave, ndërsa në fokus të tregjeve janë rikthyer tensionet gjeopolitike në Lindjen e Mesme, duke......

Tregu i monedhave, me ndryshime të vogla - Rriten bastet se Rezerva Federale e ka mbyllur ciklin shtrëngues
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë në rritje të lehtë, pas komenteve të kujdesshme nga shefi i Rezervës Federale Jerome Powell, ndërsa investitorët po......

Ari ngjitet përkohësisht pranë 2100 USD - Mbështetet nga tensionet gjeopolitike dhe nga ulja e pritshme e interesave
Ari është kthyer në rënie gjatë sesionit europian, por më herët preku nivelin më të lartë në histori, duke u ngjitur në mbi 2100 dollarë, për shkak të rritjes......

“Shpërthen” bitcoin, ngjitet në mbi $41,000 - Niveli më i lartë në 19 muaj, optimizëm për miratimin e ETF-ve
Tregu i kriptomonedhave është rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, me bitcoin që ka kaluar nivelin e 41,000 dollarëve, dhe po mbështetet nga pritshmëritë për......

Që nga nisja e sistemit me bileta elektronike e deri te zëvendësimi i faturinove! Kreu i Shoqatës së Transportit Publik jep detajet për Scan Live
Sipas fjalës së Kreut të Shoqatës së Transportit Publik, Dashnor Memaj, sistemi i biletave elektronike në transportin publik pritet të nisë në fillim të vitit......

Sesion i qetë për bursat europiane - Aksionet e Nokia, në rënie me mbi 3%
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po e cilësojnë një sesion pauze, pas fitimeve të realizuara në......

Pse punëtorët në Mbretërinë e Bashkuar po humbasin mijëra paund?
Norma e produktivitetit të Mbretërisë së Bashkuar është gjysma e asaj që shihet në ekonomitë e tjera të përparuara dhe pagat janë ulur ndjeshëm, që do të thotë......