Nafta zbret drejt 78 USD - Humbjet kufizohen nga tensionet në Lindjen e Mesme

Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e parë të kësaj jave, ndërsa në fokus të tregjeve janë rikthyer tensionet gjeopolitike në Lindjen e Mesme, duke nxitur shqetësime për furnizimin e tregut nga ky rajon.
Por, paqartësitë mbi shkurtimet vullnetare të prodhimit nga vendet e OPEC+ dhe ngadalësimi i kërkesës globale kanë zbehur tensionet gjeopolitike. Rënia e sotme i shtohet humbjeve prej mbi 2% të javës së kaluar.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 78 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në mbi 73 dollarë për fuçi. Shkurtimet e prodhimit nga vendet e OPEC+ ishin të natyrës vullnetare, duke ngritur dyshime nëse prodhuesit do t'i zbatonin plotësisht këto angazhime. Investitorët janë gjithashtu të pasigurt se si do të maten këto shkurtime. Aktiviteti i ngadaltë në prodhimin global po ndikon në rënien e çmimeve.
Të dhënat e fundit nënkuptojnë erëra të forta ekonomike, që përforcojnë shqetësimet mbi rritjen e kërkesës për naftë. Megjithatë, humbjet po kufizohen nga rritja e tensioneve në Lindjen e Mesme. Izraeli ka rifilluar sulmet në Gaza, kundër militantëve të Hamasit, ndërsa ushtria amerikane njoftoi të dielën se 3 anije tregtare u sulmuan në ujërat ndërkombëtare të Detit të Kuq. Grupi Houthi që operon në Jemen mori përsipër sulmet me dronë dhe raketa ndaj dy anijeve izraelite.
Ndër zhvillimet e tjera, vendet perëndimore kanë shtuar përpjekjet për të zbatuar kufirin e çmimit prej 60 dollarë për fuçi për naftën ruse, i vendosur për të ndëshkuar Moskën në luftën e saj në Ukrainë.
Gjithashtu, Shtëpia e Bardhë tha të premten do të “ngrinte” në ditët në vijim lehtësimin e sanksioneve ndaj Venezuelës, që është anëtare e OPEC, nëse nuk ka përparim të mëtejshëm në lirimin e të burgosurve politikë dhe amerikanëve “të arrestuar gabimisht”.
SCAN
Sondazh

Tregu i monedhave, me ndryshime të vogla - Rriten bastet se Rezerva Federale e ka mbyllur ciklin shtrëngues
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë në rritje të lehtë, pas komenteve të kujdesshme nga shefi i Rezervës Federale Jerome Powell, ndërsa investitorët po......

Ari ngjitet përkohësisht pranë 2100 USD - Mbështetet nga tensionet gjeopolitike dhe nga ulja e pritshme e interesave
Ari është kthyer në rënie gjatë sesionit europian, por më herët preku nivelin më të lartë në histori, duke u ngjitur në mbi 2100 dollarë, për shkak të rritjes......

“Shpërthen” bitcoin, ngjitet në mbi $41,000 - Niveli më i lartë në 19 muaj, optimizëm për miratimin e ETF-ve
Tregu i kriptomonedhave është rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, me bitcoin që ka kaluar nivelin e 41,000 dollarëve, dhe po mbështetet nga pritshmëritë për......

Që nga nisja e sistemit me bileta elektronike e deri te zëvendësimi i faturinove! Kreu i Shoqatës së Transportit Publik jep detajet për Scan Live
Sipas fjalës së Kreut të Shoqatës së Transportit Publik, Dashnor Memaj, sistemi i biletave elektronike në transportin publik pritet të nisë në fillim të vitit......

Sesion i qetë për bursat europiane - Aksionet e Nokia, në rënie me mbi 3%
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po e cilësojnë një sesion pauze, pas fitimeve të realizuara në......

Pse punëtorët në Mbretërinë e Bashkuar po humbasin mijëra paund?
Norma e produktivitetit të Mbretërisë së Bashkuar është gjysma e asaj që shihet në ekonomitë e tjera të përparuara dhe pagat janë ulur ndjeshëm, që do të thotë......

Pse kamionistët po bllokojnë kufirin e BE-së me Ukrainën!
Kufizimet gjatë gjithë kohës kanë lënë mijëra shoferë ukrainas të bllokuar në Poloni, duke pritur me ditë të tëra për të shkuar në anën tjetër. Mediat lokale......

Ja pse Zvicra mund të mos kërkojë një normë minimale tatimore të korporatave!
Në qershor të këtij viti, Zvicra la një shembull për vendet e tjera të pasura europiane, duke mbështetur me zë të lartë një normë minimale tatimore të......