Tregu i monedhave, me ndryshime të vogla - Rriten bastet se Rezerva Federale e ka mbyllur ciklin shtrëngues

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë në rritje të lehtë, pas komenteve të kujdesshme nga shefi i Rezervës Federale Jerome Powell, ndërsa investitorët po presin të dhënat mbi punësimin në SHBA, që mund të japin një panoramë më të qartë mbi politikat monetare. Powell tha të premten se ishte e qartë se politika monetare e SHBA-së po ngadalësonte ekonominë në linjë me parashikimet, ndërsa norma bazë e interesit është në një territor kufizues.
Ndërsa Powell ripërsëriti se FED është e përgatitur të shtrëngojë politikat monetare nëse do të jetë e nevojshme, tregtarët janë të bindur se cikli i rritjes së interesave ka përfunduar. Tregjet vlerësojnë 60% mundësi për uljen e interesave në mars, krahasuar me vetën 21% një javë më parë. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 103.2.
Ndërkohë, në raport me jenin japonez, dollari ka zbritur në rreth 146.5, niveli më i ulët që nga 11 shtatori, ndërsa paundi britanik po qëndron pranë nivelit më të lartë në 3 muajt e fundit, prej 1.2680.
Tregjet e monedhave mund të ndikohen gjithashtu nga fjalimet e disa zyrtarëve të Bankës Qendrore Evropiane përpara se të publikohen disa raporte ekonomike nga rajoni, duke përfshirë të dhënat e rishikuara mbi produktin e brendshëm bruto për tremujorin e tretë për Eurozonën të enjten. Inflacioni në Eurozonë ra në 2.4% për nëntorin, duke i lejuar Bankës Qendrore Europiane të konsiderojë uljen e interesave vitin e ardhshëm. Euro po tregtohet në rreth 1.087 dollarë, nivel i ngjashëm me mbylljen e ditës së premte.
SCAN
Sondazh

Ari ngjitet përkohësisht pranë 2100 USD - Mbështetet nga tensionet gjeopolitike dhe nga ulja e pritshme e interesave
Ari është kthyer në rënie gjatë sesionit europian, por më herët preku nivelin më të lartë në histori, duke u ngjitur në mbi 2100 dollarë, për shkak të rritjes......

“Shpërthen” bitcoin, ngjitet në mbi $41,000 - Niveli më i lartë në 19 muaj, optimizëm për miratimin e ETF-ve
Tregu i kriptomonedhave është rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, me bitcoin që ka kaluar nivelin e 41,000 dollarëve, dhe po mbështetet nga pritshmëritë për......

Që nga nisja e sistemit me bileta elektronike e deri te zëvendësimi i faturinove! Kreu i Shoqatës së Transportit Publik jep detajet për Scan Live
Sipas fjalës së Kreut të Shoqatës së Transportit Publik, Dashnor Memaj, sistemi i biletave elektronike në transportin publik pritet të nisë në fillim të vitit......

Sesion i qetë për bursat europiane - Aksionet e Nokia, në rënie me mbi 3%
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po e cilësojnë një sesion pauze, pas fitimeve të realizuara në......

Pse punëtorët në Mbretërinë e Bashkuar po humbasin mijëra paund?
Norma e produktivitetit të Mbretërisë së Bashkuar është gjysma e asaj që shihet në ekonomitë e tjera të përparuara dhe pagat janë ulur ndjeshëm, që do të thotë......

Pse kamionistët po bllokojnë kufirin e BE-së me Ukrainën!
Kufizimet gjatë gjithë kohës kanë lënë mijëra shoferë ukrainas të bllokuar në Poloni, duke pritur me ditë të tëra për të shkuar në anën tjetër. Mediat lokale......

Ja pse Zvicra mund të mos kërkojë një normë minimale tatimore të korporatave!
Në qershor të këtij viti, Zvicra la një shembull për vendet e tjera të pasura europiane, duke mbështetur me zë të lartë një normë minimale tatimore të......

Prioritetet e BSH, financat e familjeve, kartat bazike, digjitalizimi - Zhvillohet Workshop-i XVII i Kërkimeve Ekonomike të Europës Juglindore
Në fjalën e hapjes së Workshop-it XVII të Kërkimeve Ekonomike për Evropën Juglindore, të organizuar nga Banka e Shqipërisë, Guvernatori Gent Sejko ka nënvizuar......