Sesion i qetë për bursat europiane - Aksionet e Nokia, në rënie me mbi 3%

Bursat europiane po qëndrojnë në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po e cilësojnë një sesion pauze, pas fitimeve të realizuara në sesionet e kaluara për shkak të optimizmit se bankat qendrore do të ulin normat e interesit në vitin 2024. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 po qëndron në rënie me 0.3%, ndërsa sektori minerar kryeson humbjet, në rënie me mbi 2% dhe sektori i naftës dhe gazit, në rënie me 1.8%.
Perspektiva e uljes së normave të interesit, bëri që indekset kryesore në Ëall Street të realizojnë fitimet më të mëdha mujore që nga tetori i vitit 2022. Vrulli në rritje vijoi, pavarësisht se shefi i Rezervës Federale, Jerome Poëell, u përpoq të zbuste pritshmëritë e tregut për uljen e normave të interesit.
Ai argumentoi gjatë nëntorit, se ishte e parakohshme të besohej se politika monetare ishte mjaftueshëm kufizuese. Ndërkohë, edhe shumica e tregjeve në rajonin e Azi-Paqësorit patën një performancë mikse në sesionin e parë të javës.
Për sa i përket korporatave, aksionet e Nokia kanë rënë me më shumë se 3% në sesionin e sotëm, për shkak të lajmeve se kompania mund ta heqë ofruesin finlandez të rrjetit celular nga lista e saj e shitësve. Tregjet e aksioneve janë përballur me një mjedis miks gjatë këtij viti, por ka pasur disa sektorë që kanë ofruar mundësi të mira investimi.
SCAN
Sondazh

Pse punëtorët në Mbretërinë e Bashkuar po humbasin mijëra paund?
Norma e produktivitetit të Mbretërisë së Bashkuar është gjysma e asaj që shihet në ekonomitë e tjera të përparuara dhe pagat janë ulur ndjeshëm, që do të thotë......

Pse kamionistët po bllokojnë kufirin e BE-së me Ukrainën!
Kufizimet gjatë gjithë kohës kanë lënë mijëra shoferë ukrainas të bllokuar në Poloni, duke pritur me ditë të tëra për të shkuar në anën tjetër. Mediat lokale......

Ja pse Zvicra mund të mos kërkojë një normë minimale tatimore të korporatave!
Në qershor të këtij viti, Zvicra la një shembull për vendet e tjera të pasura europiane, duke mbështetur me zë të lartë një normë minimale tatimore të......

Prioritetet e BSH, financat e familjeve, kartat bazike, digjitalizimi - Zhvillohet Workshop-i XVII i Kërkimeve Ekonomike të Europës Juglindore
Në fjalën e hapjes së Workshop-it XVII të Kërkimeve Ekonomike për Evropën Juglindore, të organizuar nga Banka e Shqipërisë, Guvernatori Gent Sejko ka nënvizuar......

“Pikat e zeza” në rrugë - 83 mln lekë për projektin e eleminimit të 7 kryqëzimeve problematike
Hartimi i projektit të detajuar për eleminimin e 7 pikave të zeza, që janë burim aksidenti në rrugë do të kushtojë 83 mln lekë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka......

“Braktisja” e euros, kreditë për banesa merren në lekë - Tetor, huaja për individët në monedhën tonë u rrit 1.7%. Monedha europiane, -1.8%
Kredia për blerje apartamentesh ka shënuar rritje në tetor, rritje që i detyrohet huave të reja në lekë, në një kohë që tkurrje të ndjeshme kanë shënuar kredia......

Ngrohja e banesës, më lirë nga dielli - Muço: Është alternativa më pak e kushtueshme, kërkohet vetëm investimi fillestar
Energjia diellore klasifikohet si alternativa e ngrohjes më pak e kushtueshme, nëse merren në konsideratë kostot direkte dhe indirekte për secilin prej......

Çmimet e banesave, rritje pas 6-mujorit të parë 2024 - Ekspertja Shtiza: Shtrenjtim 10-15%. Zonat me perspektivë, kodrat përgjatë bregdetit
Ngadalësimi i çmimeve të apartamenteve është i përkoheshëm, pasi pas 6 mujorit të parë të 2024, ekspertet paralajmërojnë një rritje tjetër të çmimeve që do të......