“Braktisja” e euros, kreditë për banesa merren në lekë - Tetor, huaja për individët në monedhën tonë u rrit 1.7%. Monedha europiane, -1.8%
Kredia për blerje apartamentesh ka shënuar rritje në tetor, rritje që i detyrohet huave të reja në lekë, në një kohë që tkurrje të ndjeshme kanë shënuar kredia në euro. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kredia për blerje pasurish të paluajtshme në monedhën tonë kombëtare rezulton 106.8 miliardë lekë në fund të tetorit, nga 105 miliardë në shtator.
Rritja është 1.7%, ose thuasje 20 milionë euro më shumë krahasuar me shtatorin dhe vjen pas një ecurie të dobët të shënuar përgjatë gjithë vitit, veçanërisht gjatë muajve të verës, kur kreditimi i tregut të pasurive të paluajtëshme dominohej nga huatë në euro.
Ndërkaq, thuajse më të njëjtin ritëm është tkurrur kredia për apartamente në monedhën e përbashkët europiane. Ajo është tkurrur me 1.8% në muajin tetor krahasuar me shtatorin. Ekuivalenti i saj i shprehur në monedhën vendase ra nga 71.5 miliardë, në 70,2 miliardë.
Me këta numra, tetori thelloi më tej tendencën e zhvendosjes së kredisë nga euro, në lekë i vërejtur që prej vjeshtës së këtij viti. Fenomeni i dedikohet në mas të madhe rritjes rekord të normës bazë të interesit nga ana e Bankës Qendrore Europiane, por edhe zhvlerësimit të fortë të euros në raport me lekun, faktorë që kanë sjellë edhe mbylljen para kohe të një volumi të konsiderueshëm kredish në monedhën e përbashkët europiane, si nga bizneset, ashtu edhe nga individët.
Por, ndyshimi i trendeve nuk është kufizuar vetëm tek kredia e re. Një numër i konsiderueshëm biznesesh edhe individësh, veçanërisht gjatë tremujorit të tretë të vitit, kanë vendosur të mbyllin kreditë në monedhën e përbashkët europiane, duke i konvertuar ato në lekë.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Ngrohja e banesës, më lirë nga dielli - Muço: Është alternativa më pak e kushtueshme, kërkohet vetëm investimi fillestar
Energjia diellore klasifikohet si alternativa e ngrohjes më pak e kushtueshme, nëse merren në konsideratë kostot direkte dhe indirekte për secilin prej......

Çmimet e banesave, rritje pas 6-mujorit të parë 2024 - Ekspertja Shtiza: Shtrenjtim 10-15%. Zonat me perspektivë, kodrat përgjatë bregdetit
Ngadalësimi i çmimeve të apartamenteve është i përkoheshëm, pasi pas 6 mujorit të parë të 2024, ekspertet paralajmërojnë një rritje tjetër të çmimeve që do të......

Si do të shpërndahet bonusi i pensionistëve? - Hado: Afati i tërheqjes është deri në Dhjetor 2024
Bonusi i fundvitit prej 5 mijë lekësh për pensionistët dhe kategoritë e tjera që përfitojnë trajtim financiar nga shtetit ka filluar të......

Shëngjini dhe Velipoja ‘bashkohen’ këtë muaj - Ndreu: Projektet e reja përmirësojnë turizmin
Brenda muajit dhjetor pritet të hapet rruga Shëngjin-Velipojë dhe ajo Balldre, duke i dhënë frymëmarrje turizmit. Kryetari i bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu ka......

Shefja e FMN-së: Çmimi i karbonit një "problem" për naftën dhe gazin!
Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar nënvizoi të dielën rastin për çmimin e karbonit në samitin e klimës COP28, duke thënë se industria e naftës dhe gazit e sheh......

Brenda 50 vitesh Mesdheu do të bëhet shumë i ngrohtë edhe për peshqit më të zakonshëm!
Toni i kuq, i njohur edhe si toni me luspa blu, është më i madhi në llojin e tij dhe po ashtu më i çmuari nga pikëpamja e qenieve njerëzore, duke qenë se mishi......

15 USD në ditë për të lëvizur me makinë në qendër - Objektivi, mbledhja e 1 miliard dollarëve në vit për rrjetin e transportit në New York
Në New York, të lëvizësh me makinë në qendër të Manhatan mund të kushtojë 15 dollarë në ditë. Është ky propozimi i planit të qytetit që tashmë është dorëzuar......

Skenarët për një rritje të çmimit të naftës - Mund të arrijnë deri në 100 dollarë për fuçi në vitin 2024
Çmimet e naftës mund të arrijnë deri në 100 dollarë për fuçi në vitin 2024, nëse disa nga vendet anëtare të OPEC+ ndjekin angazhimin e tyre për të ulur......