Shëngjini dhe Velipoja ‘bashkohen’ këtë muaj - Ndreu: Projektet e reja përmirësojnë turizmin
Brenda muajit dhjetor pritet të hapet rruga Shëngjin-Velipojë dhe ajo Balldre, duke i dhënë frymëmarrje turizmit. Kryetari i bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu ka thënë në SCAN live se janë një sërë ndërhyrjesh në infrastrukturë si ajo në dalje të Shëngjinit prej Kunës tek Hidrovori, investimi që lidh plazhin e Tales, apo dhe rehabilitimi i 200 km rrugë rurale, të cilat do të sjellin lehtësi gjatë sezonit turistik. Sfidë sipas Ndreut është zgjidhja e problematikës së furnizimit me ujë të pijshëm si dhe rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza.
“Është miratuar projekti për ujërat e zeza në Shëngjin dhe Lezhë në vlerën e 16.1 milionë euro nga KFV. Me qeverinë, jemi në kontakt për ndërtimin e ujësjellësve, duke mbyllur problematikën e furnizimit me ujë dhe ndërhyrjen në disa akse rurale. Kemi disa investime për rrugën në dalje nga Shëngjini -Kunë tek Hidrovori, investimi që lidh plazhin e Tales etj. Këtë muaj hapet rruga Balldre dhe do vazhdojë aksi që lidh Shëngjinin me Velipojën, duke i dhënë frymëmarrje qarkullimit gjatë sezonit turistik’’- tha Ndreu.
Bashkia Lezhë ka fituar 11 projekte të rëndësishme sipas kryebashkiakut Ndreu, ku 400 mijë euro kanë shkuar për ndriccimin publik që ka marë certifimin e parë si bashki me flamurin blu nga BE, çka do të thotë treg turizmi i konsoliduar. Ndërkohë, Ndreu ka folur edhe për procesin e rindërtimit, i cili pritet të mbyllet vitin e ardhshëm duke përfshirë 40 banesa individuale, 16 apartamente dhe 1 pallat. Sa i takon kampit të refugjatëve si një marrëveshje që është nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, Ndreu nuk ka dhënë komente, duke thënë se nuk ka tagër.
SCAN

Shefja e FMN-së: Çmimi i karbonit një "problem" për naftën dhe gazin!
Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar nënvizoi të dielën rastin për çmimin e karbonit në samitin e klimës COP28, duke thënë se industria e naftës dhe gazit e sheh......

Brenda 50 vitesh Mesdheu do të bëhet shumë i ngrohtë edhe për peshqit më të zakonshëm!
Toni i kuq, i njohur edhe si toni me luspa blu, është më i madhi në llojin e tij dhe po ashtu më i çmuari nga pikëpamja e qenieve njerëzore, duke qenë se mishi......

15 USD në ditë për të lëvizur me makinë në qendër - Objektivi, mbledhja e 1 miliard dollarëve në vit për rrjetin e transportit në New York
Në New York, të lëvizësh me makinë në qendër të Manhatan mund të kushtojë 15 dollarë në ditë. Është ky propozimi i planit të qytetit që tashmë është dorëzuar......

Skenarët për një rritje të çmimit të naftës - Mund të arrijnë deri në 100 dollarë për fuçi në vitin 2024
Çmimet e naftës mund të arrijnë deri në 100 dollarë për fuçi në vitin 2024, nëse disa nga vendet anëtare të OPEC+ ndjekin angazhimin e tyre për të ulur......

Kriza klimatike në Lindjen e Mesme dhe Azinë Veriore - Efektet janë të mëdha në shtetet e brishta dhe të prekura nga konfliktet
Lindja e Mesme dhe Azia Qendrore përballen me një realitet zhgënjyes klimatik. Temperaturat janë rritur dy herë më shpejt se mesatarja globale dhe reshjet janë......

Firence u shpall luftë qirave të stilit Airbnb - Zgjerimi i tyre në qendër të qytetit ka sjellë qira rekord
Firence, një pikë referimi botërore për artet, kulturën dhe historinë e njerëzimit, po kthehet në një "qytet Airbnb", por edhe një simbol i rezistencës kundër......

Bitcoin arrin në nivelin më të lartë të 19 muajve - Kalohet kufiri i 40.000 dollarëve për herë të parë këtë vit
Bitcoin kaloi kufirin e 40.000 dollarëve për herë të parë këtë vit, i përforcuar nga pritshmëritë për miratimin e një fondi të tregtuar me bitcoin dhe......

Rekord i ri arit, në mbi 2100 dollarë! - Analistët parashikojnë rritje të mëtejshme të tij
Çmimet e arit shënuan një rekord të ri të hënën për të dytën ditë radhazi – me çmimet e spotit që arritën në 2.100 dollarë ndërsa nxitimi global për shufra......