Bitcoin arrin në nivelin më të lartë të 19 muajve - Kalohet kufiri i 40.000 dollarëve për herë të parë këtë vit

Bitcoin kaloi kufirin e 40.000 dollarëve për herë të parë këtë vit, i përforcuar nga pritshmëritë për miratimin e një fondi të tregtuar me bitcoin dhe mundësisë për uljen e normave të interesit në SHBA.
Kriptovaluta më e madhe në botë u rrit me më shumë se 4% të hënën në Azi në nivelin më të lartë në 19 muaj dhe u tregtua deri në 41.520 dollarë bazuar në të dhënat e Coin Metrics. Kjo është hera e parë që nga maji 2022 që bitcoin ka kaluar nivelin e 40.000 dollarëve. Bitcoin tani është rritur më shumë se 145% nga fillimi i vitit.
Kjo vjen pasi skandalet tronditën tregun duke përfshirë kolapsin e platformës së shkëmbimit të kriptove FTX në nëntor të vitit të kaluar. Muajin e kaluar, themeluesi i FTX Bankman-Fried u shpall fajtor për të shtatë akuzat penale të ngritura kundër tij në lidhje me rënien e perandorisë së tij të kriptove.
Gjatë një bisede më 1 dhjetor, kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell tha se është shumë herët për të folur për uljen e normave të interesit tani dhe banka qendrore do të vazhdojë të ndjekë politikën kufizuese derisa politikëbërësit të jenë të sigurtë se inflacioni po kthehet në nivelin e 2%.
Ai theksoi se njësoj si pjesa më e madhe e parashikuesve, kolegët e tij dhe ai vetë parashikojnë që rritja e shpenzimeve dhe prodhimit do të ngadalësohet gjatë vitit të ardhshëm, pasi efektet e pandemisë dhe rihapjes zbehen, ndërsa politika monetare kufizuese rëndon mbi kërkesën agregate.
Deklaratat e tij nxitën pritshmëritë se Fed ndoshta nuk do të rrisë më normat e interesit tani për tani, pasi seria e rritjeve të normave që nga marsi 2022 ka ulur aktivitetin ekonomik.
Megjithatë, në të njëjtën kohë, Powell tha se është e parakohshme të arrihet në përfundimin se qëndrimi ka qenë mjaft kufizues dhe se mund të pasojnë më shumë rritje.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Rekord i ri arit, në mbi 2100 dollarë! - Analistët parashikojnë rritje të mëtejshme të tij
Çmimet e arit shënuan një rekord të ri të hënën për të dytën ditë radhazi – me çmimet e spotit që arritën në 2.100 dollarë ndërsa nxitimi global për shufra......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan blihet këtë të hënë me 93 lekë dhe shitet me 94.5 lekë duke mos pësua luhatje të ndjeshme në raport me javën që lamë pas sipas kursit të......

Balluku: Përfundon asfaltimi i segmentit rrugor nyja e Shkozetit – mbikalimi i Plepave
Në Durrës, ka përfunduar asfaltimi i segmentit rrugor nyja e Shkozetit – mbikalimi i Plepave, me një gjatësi prej 4 kilometrash. Ministrja e Infrastrukturës......

Republikanët i kërkojnë Biden të ndalojë udhëtimet në Kinë pas rasteve të sëmundjes së frymëmarrjes!
Pesë senatorë republikanë të udhëhequr nga Marco Rubio të premten i kërkuan administratës së presidentit Joe Biden të ndalojë udhëtimin midis Shteteve të......

Fluturimet në Mynih dhe trenat në distanca të gjata anulohen për shkak të borës!
Trenat në distanca të gjata dhe qindra fluturime brenda dhe jashtë qytetit gjerman të Mynihut u anuluan të shtunën për shkak të reshjeve të mëdha të borës,......

SHBA premton 3 miliardë dollarë për fondin e klimës së gjelbër në COP28!
Shtetet e Bashkuara kanë premtuar 3 miliardë dollarë për Fondin e Gjelbër të Klimës, tha Zëvendëspresidentja Kamala Harris të shtunën në Dubai në samitin e......

A është amoniaku blu i Emirateve të Bashkuara Arabe me të vërtetë një zgjidhje dekarbonizimi?
Presidenti i COP28, Ahmad Al Jaber, promovon amoniakun blu si një zgjidhje dekarbonizimi. Ekspertë të ndryshëm që nuk janë dakord. Megjithatë, presidenti i......

Zbulohet piramida më e vjetër në botë?!
Një artikull që po ngjall shumë vëmendje, i cili pretendon se një strukturë e gjetur në Indonezi është piramida më e vjetër në botë, ngre shumë kritika nga......