Shqipëria Postuar më 2 Dhjetor 2023, 14:27

Balluku: Përfundon asfaltimi i segmentit rrugor nyja e Shkozetit – mbikalimi i Plepave

Nga SCAN TV
Balluku: Përfundon asfaltimi i segmentit rrugor nyja e Shkozetit –

Në Durrës, ka përfunduar asfaltimi i segmentit rrugor nyja e Shkozetit – mbikalimi i Plepave, me një gjatësi prej 4 kilometrash.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar punimet gjatë ditës së sotme.

Balluku tha se “ne presim një lajm të mirë për miratimin e kredisë dhe një granti për ndërtimin e rrugës Durrës Rrogozhinë dhe do të kemi shumë projekte. Kemi prioritet  standardet në realizimin e investimeve dhe po punojnë edhe me veprat e tjera”.

Në këtë aks po punohet për detajet e fundit, vijëzimin dhe sinjalistikën, duke përmbyllur kështu plotësisht këtë ndërhyrje të rëndësishme për qarkullimin e automjeteve

Ky segment, pjesë e anashkalimit të Durrësit, është shumë i rëndësishëm pasi shërben për lidhjen e superstradës Tiranë – Durrës nga Nyja e Shkozetit deri në Mbikalimin e Plepave ku lidhet me rrugën Tiranë – Ndroq – Plepa dhe rrugën Plepa – Kavajë – Rrogozhinë.

SCAN

Sondazh

Poll
Bota 3 Dhjetor

Zbulohet piramida më e vjetër në botë?!

Një artikull që po ngjall shumë vëmendje, i cili pretendon se një strukturë e gjetur në Indonezi është piramida më e vjetër në botë, ngre shumë kritika nga......

Europa 2 Dhjetor

Vendet më paqësore në botë në vitin 2023!

Çfarë kanë të përbashkët Islanda, Danimarka dhe Irlanda, përveçse që janë vende të Europës Veriperëndimore me klimë oqeanike dhe peizazhe të mrekullueshme e të......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat