Skenarët për një rritje të çmimit të naftës - Mund të arrijnë deri në 100 dollarë për fuçi në vitin 2024

Çmimet e naftës mund të arrijnë deri në 100 dollarë për fuçi në vitin 2024, nëse disa nga vendet anëtare të OPEC+ ndjekin angazhimin e tyre për të ulur prodhimin, siç raporton tani grupimi ndërkombëtar pas aleancës informale të tij me Rusinë.
Kjo vlerësohet nga aktorët e tregut, pas vendimit të disa anëtarëve të OPEC+ për të ulur prodhimin e tyre. Deklarata e lëshuar nga OPEC+ pas takimit javën e kaluar nuk përfshinte ndonjë angazhim zyrtar për të ulur prodhimin, por premtimi i këtyre vendeve është i barabartë me një ulje të prodhimit prej 2.2 milionë fuçi në ditë në gjysmën e parë të 2024.
Kërkesa është sërish për rritjen e çmimit të “arit të zi”, edhe pse përpjekjet e deritanishme të vendeve prodhuese të naftës duket se po dështojnë. Çmimet mbeten në nivele të ulëta krahasuar me aspiratat e OPEC-ut, edhe në dy muajt e fundit dhe ndërkohë që në Lindjen e Mesme po zhvillohet një luftë e re, e cila kërcënon të përfshijë vendet anëtare të tij.
Arabia Saudite ishte e para që njoftoi objektivin e saj për të ulur prodhimin me 1 milion fuçi në ditë deri në fund të vitit 2024. Rusia njoftoi se në të njëjtën periudhë do të ulë prodhimin e saj me 300.000 fuçi në ditë dhe me 200.000 fuçi produkte nafte. Iraku gjithashtu me 223.000 fuçi në ditë, Emiratet e Bashkuara Arabe me 163.000 dhe Kuvajti me 135.000. Aktorët dhe analistët e tregut, përfshirë Goldman Sachs, vlerësojnë se nëse këto shtete anëtare mbajnë premtimet e tyre, çmimet e naftës do të rriten.
Megjithatë, është fakt se përpjekjet e vendeve prodhuese të naftës për të shtyrë çmimet në rritje kanë rënë në vesh të shurdhër që nga tetori i vitit 2022, dhe megjithëse kriza energjetike ishte ende në vazhdim, e cila filloi në verën e vitit 2021 dhe u përkeqësua nga Pushtimi rus i Ukrainës dhe sanksionet perëndimore kundër Moskës.
Shkak i dështimit të grupimit ndërkombëtar është shqetësimi i përhapur për tepricën e naftës bruto që ekziston në tregun botëror, ndërkohë që ekonomia botërore po ngadalësohet, duke e mbajtur kërkesën në nivele të ulëta.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Kriza klimatike në Lindjen e Mesme dhe Azinë Veriore - Efektet janë të mëdha në shtetet e brishta dhe të prekura nga konfliktet
Lindja e Mesme dhe Azia Qendrore përballen me një realitet zhgënjyes klimatik. Temperaturat janë rritur dy herë më shpejt se mesatarja globale dhe reshjet janë......

Firence u shpall luftë qirave të stilit Airbnb - Zgjerimi i tyre në qendër të qytetit ka sjellë qira rekord
Firence, një pikë referimi botërore për artet, kulturën dhe historinë e njerëzimit, po kthehet në një "qytet Airbnb", por edhe një simbol i rezistencës kundër......

Bitcoin arrin në nivelin më të lartë të 19 muajve - Kalohet kufiri i 40.000 dollarëve për herë të parë këtë vit
Bitcoin kaloi kufirin e 40.000 dollarëve për herë të parë këtë vit, i përforcuar nga pritshmëritë për miratimin e një fondi të tregtuar me bitcoin dhe......

Rekord i ri arit, në mbi 2100 dollarë! - Analistët parashikojnë rritje të mëtejshme të tij
Çmimet e arit shënuan një rekord të ri të hënën për të dytën ditë radhazi – me çmimet e spotit që arritën në 2.100 dollarë ndërsa nxitimi global për shufra......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan blihet këtë të hënë me 93 lekë dhe shitet me 94.5 lekë duke mos pësua luhatje të ndjeshme në raport me javën që lamë pas sipas kursit të......

Balluku: Përfundon asfaltimi i segmentit rrugor nyja e Shkozetit – mbikalimi i Plepave
Në Durrës, ka përfunduar asfaltimi i segmentit rrugor nyja e Shkozetit – mbikalimi i Plepave, me një gjatësi prej 4 kilometrash. Ministrja e Infrastrukturës......

Republikanët i kërkojnë Biden të ndalojë udhëtimet në Kinë pas rasteve të sëmundjes së frymëmarrjes!
Pesë senatorë republikanë të udhëhequr nga Marco Rubio të premten i kërkuan administratës së presidentit Joe Biden të ndalojë udhëtimin midis Shteteve të......

Fluturimet në Mynih dhe trenat në distanca të gjata anulohen për shkak të borës!
Trenat në distanca të gjata dhe qindra fluturime brenda dhe jashtë qytetit gjerman të Mynihut u anuluan të shtunën për shkak të reshjeve të mëdha të borës,......