Shqipëria Postuar më 4 Dhjetor 2023, 14:22

Si do të shpërndahet bonusi i pensionistëve? - Hado: Afati i tërheqjes është deri në Dhjetor 2024

Nga SCAN TV
Si do të shpërndahet bonusi i pensionistëve? - Hado: Afati i

Bonusi i fundvitit prej 5 mijë lekësh për pensionistët dhe kategoritë e tjera që përfitojnë trajtim financiar nga shtetit ka filluar të shpërndahet.

Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, ka bërë me dije se bonusi për moshën e tretë do të kalojë automatikisht me pensionin mujor. Ndërsa sipas tij, afati përfundimtar i tërheqjes do të jetë Dhjetori 2024.

Lidhur me problematikat janë shfaqur në orët e para të nisjes së shpërndarjes së bonusit, ku disa pika postare nuk kanë pasur fonde të mjaftueshme në dispozicion, Hado sqaroi se nuk ka asgjë për tu shqetësuar.

Këshilli i Ministrave miratoi në fundjave vendimin për shpërblimin e pensionistëve dhe personave të tjerë që përfitojnë trajtime financiar, me një fond total prej 3.5 miliardë lekësh.

Elisabeta Dosku/SCAN

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat