Ari ngjitet përkohësisht pranë 2100 USD - Mbështetet nga tensionet gjeopolitike dhe nga ulja e pritshme e interesave

Ari është kthyer në rënie gjatë sesionit europian, por më herët preku nivelin më të lartë në histori, duke u ngjitur në mbi 2100 dollarë, për shkak të rritjes së kërkesës për asete të sigurta. Analistët shprehen se çmimet e arit janë në rrugën e duhur për të arritur nivelet të reja rekord vitin e ardhshëm dhe mund të mbeten mbi 2,000 dollarë, duke përmendur pasiguritë gjeopolitike, një dollar më të dobët dhe ulje të mundshme të normave të interesit.
Çmimet e metalit të verdhë janë rritur për dy muaj radhazi, pasi konflikti izraelito-palestinez ka rritur kërkesën për asetet e sigurta, ndërsa pritshmëritë për një ulje të normave të interesit kanë dhënë mbështetje të mëtejshme. Ari tenton të performojë mirë gjatë periudhave të pasigurive ekonomike dhe gjeopolitike. Analistët presin një çmim mesatar të arit në rreth 2100 edhe gjatë tremujorit të dytë të vitit 2024, për shkak të blerjeve të forta nga bankat qendrore.
Sipas një sondazhi të Këshillit Botëror të Arit, 24% e të gjitha bankave qendrore synojnë të rrisin rezervat e tyre të arit në 12 muajt e ardhshëm, pasi po bëhet gjithmonë e më shumë pesimiste në lidhje me statusin e dollarin amerikan, si një aset rezervë.
Ndërkohë, normat e larta të interesit e dëmtojnë kërkesën për ar, i cili nuk paguan asnjë interes, pasi asetet e tjera siç janë obligacionet bëhen më fitimprurës për shkak të yield-eve të larta. Në anën tjetër, gjatë një fjalimi të premten, shefi i Rezervës Federale, Jerome Poëell, sinjalizoi se nomrat e interesit kanë arritur kulmin, ndërsa shumë shpejt mund të fillojë ulja e tyre.
SCAN
Sondazh

“Shpërthen” bitcoin, ngjitet në mbi $41,000 - Niveli më i lartë në 19 muaj, optimizëm për miratimin e ETF-ve
Tregu i kriptomonedhave është rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, me bitcoin që ka kaluar nivelin e 41,000 dollarëve, dhe po mbështetet nga pritshmëritë për......

Që nga nisja e sistemit me bileta elektronike e deri te zëvendësimi i faturinove! Kreu i Shoqatës së Transportit Publik jep detajet për Scan Live
Sipas fjalës së Kreut të Shoqatës së Transportit Publik, Dashnor Memaj, sistemi i biletave elektronike në transportin publik pritet të nisë në fillim të vitit......

Sesion i qetë për bursat europiane - Aksionet e Nokia, në rënie me mbi 3%
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po e cilësojnë një sesion pauze, pas fitimeve të realizuara në......

Pse punëtorët në Mbretërinë e Bashkuar po humbasin mijëra paund?
Norma e produktivitetit të Mbretërisë së Bashkuar është gjysma e asaj që shihet në ekonomitë e tjera të përparuara dhe pagat janë ulur ndjeshëm, që do të thotë......

Pse kamionistët po bllokojnë kufirin e BE-së me Ukrainën!
Kufizimet gjatë gjithë kohës kanë lënë mijëra shoferë ukrainas të bllokuar në Poloni, duke pritur me ditë të tëra për të shkuar në anën tjetër. Mediat lokale......

Ja pse Zvicra mund të mos kërkojë një normë minimale tatimore të korporatave!
Në qershor të këtij viti, Zvicra la një shembull për vendet e tjera të pasura europiane, duke mbështetur me zë të lartë një normë minimale tatimore të......

Prioritetet e BSH, financat e familjeve, kartat bazike, digjitalizimi - Zhvillohet Workshop-i XVII i Kërkimeve Ekonomike të Europës Juglindore
Në fjalën e hapjes së Workshop-it XVII të Kërkimeve Ekonomike për Evropën Juglindore, të organizuar nga Banka e Shqipërisë, Guvernatori Gent Sejko ka nënvizuar......

“Pikat e zeza” në rrugë - 83 mln lekë për projektin e eleminimit të 7 kryqëzimeve problematike
Hartimi i projektit të detajuar për eleminimin e 7 pikave të zeza, që janë burim aksidenti në rrugë do të kushtojë 83 mln lekë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka......