Shqipëria Postuar më 4 Dhjetor 2023, 15:01

Që nga nisja e sistemit me bileta elektronike e deri te zëvendësimi i faturinove! Kreu i Shoqatës së Transportit Publik jep detajet për Scan Live

Nga SCAN TV
Që nga nisja e sistemit me bileta elektronike e deri te

Sipas fjalës së Kreut të Shoqatës së Transportit Publik, Dashnor Memaj, sistemi i biletave elektronike në transportin publik pritet të nisë në fillim të vitit 2024.

“Bileta elektronike është kërkuar nga operatorët dhe shoqata. Na është premtuar që në vitin 2023 do të kishim një biletë elektronike të fiskalizuar për transportin ndërqytetas. U shty për shkaqe të ndryshme. Ne shpresojmë që në fillim të vitit 2024, në mars ose në prill të vihet në zbatim për transportin ndërqytetas për të parë si funksionon, që të vihet në zbatim dhe për transportin urban” tha z. Memaj për emisionin Scan Live.

Nga ana tjetër, sa i takon çmimit të biletave, do të kërkohet një indeksim i çmimit, por për t’u mbuluar nga qeveria dhe pa prekur qytetarët, duke bërë që për ta, çmimi final të mbetet i pandryshuar.

Sa i takon zëvendësimit të forcës punëtore përmes sistemit të biletave elektronike, Kreu i Shoqatës së Transportit Publik u shpreh se ky sistem nuk kërcënon vende pune, pasi krejt e kundërta; sektorit i duhet staf.

“Sektori që përfaqësojmë ka hapësira për të punësuar të gjithë. Janë hapësira që janë në monitorim. Do të kemi faturino që do të monitorojnë lëvizjen, orientojnë qytetarët. Kemi mundësi të tjera punësimi sepse është një sektor i madh dhe ka hapësira shumë më shumë se kaq. Ne kemi mungesë të theksuar jo vetëm për faturino, por edhe për shoferë” theksoi z. Memaj.

SCAN

Ndiq këtu: 

https://youtu.be/rIoA-3WP2Nk?si=YpQn_Nku-ewTtTp2

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat