Bitcoin mund të ketë nisur rrugën drejt $100,000 - Ngjitet në mbi $41,000, vijon optimizmi për miratimin e ETF-ve

Ekzekutivët kryesorë në industrinë e kriptomonedhave, e kanë quajtur rritjen e kësaj jave të bitcoin, si marshimin e ri drejt nivelit rekord të 100,000 dollarëve, gjatë vitit 2024. Bitcoin shtë rritur me më shumë se 120%, gjatë këtij viti, ndërsa shumë analistë janë optimistë se kjo rritje do të vijojë edhe në vitin 2024.
“Duket sikur 2023 ishte viti i përgatitjes për vrapimin drejt 100,000 dollarëve. Ndjenja në treg është shumë shpresëdhënëse për 2024 dhe 2025”, deklaroi për CNBC Pascal Gauthier, CEO i Ledger. Në nëntor të vitit 2021, kriptomonedha më e madhe në botë u rrit në nivelin më të lartë historik prej 69,000 dollarësh. Por, që nga ajo kohë, industria e kriptove është goditur nga një sërë skandalesh, si kolapsi i monedhave dhe projekteve deri te falimentimet dhe gjyqet kriminale.
FTX, dikur një nga platformat më të mëdha të shkëmbimit të kriptomonedhave në botë, u rrëzua, ndërsa themeluesi i saj, Sam Bankman-Fried përballet me mbi 100 vjet burg, pasi u shpall fajtor për shtatë akuza për mashtrim kriminal. Ndërkohë, shefi i Binance, Changpeng Zhao u deklarua fajtor për disa akuza penale dhe dha dorëheqjen si CEO i kompanisë, si pjesë e një marrëveshjeje prej 4.3 miliardë dollarësh me Departamentin e Drejtësisë së SHBA. Megjithatë, shumë aktorë të kësaj industrie i shohin dy ngjarjet e fundit si vendosje rregulli në tregun e kriptomonedhave.
“Mendoj se sapo të largohemi nga faza spekulative, e cila është drejt fundit, atëherë do të shohim njerëz që fokusohen në teknologjinë dhe problemet që mund të zgjidhin në botë, në vend që thjesht të kemi një kazino gjigante dixhitale për njerëzit që të tregtojnë”, tha David Marcus, CEO i Lightspark, për CNBC. Marcus, ish-udhëheqësi i projektit të dështuar të Facebook Diem Stablecoin, tani po punon në teknologji për të përmirësuar bitcoin si një rrjet pagesash. Tani investitorët janë të fokusuar në atë që industria i sheh si zhvillime pozitive.
E para është optimizmi në rritje që një fond i tregtuar me bitcoin, ose ETF, mund të miratohet së shpejti. Kjo mund të sjellë investitorë më të mëdhenj tradicionalë, të cilët më parë nuk donin të preknin kriptomonedhat.
Zhvillimi i dytë i rëndësishëm është përgjysmimi i gjenerimit të bitcoin, i cili ndodh çdo katër vjet dhe është planifikuar për në prill 2024. Përgjysmimi do të thotë se minatorët, të cilët janë subjekte që mbështesin rrjetin e bitcoin, do të shpërblehen përgjysëm për punën e tyre. Kjo praktikë shërben si një tavan në furnizimin e tregun me bitcoin, që në total janë vetëm 21 milionë monedha.
Në të kaluarën, sa herë që ka ndodhur përgjysmimi çmimi i bitcoin është rritur ndjeshëm në vitin pasues. Tashmë, shumë institucione dhe analistë presin që në vitin 2024, bitcoin do të ngjitet pranë 100,000 dollarëve. E para ishte Standard Chartered javën e kaluar, e cila ripërsëriti vlerësimin e mëparshëm se bitcoin do të arrinte 100,000 dollarë deri në fund të 2024.
Banka tha se kjo do të nxitet nga miratimet e shumë ETF-ve. Kjo do të nënkuptonte një rritje prej 160%, krahasuar me çmimin e së premtes prej rreth 38,500 dollarë. Edhe Matrixport, që është një kompani e shërbimeve financiare në tregun e kriptomonedhave, deklaroi në një shënim javën e kaluar se bitcoin do të arrinte 63,140 dollarë deri në prill të 2024 dhe 125,000 dollarë deri në fund të vitit të ardhshëm. “Bazuar në modelin tonë të inflacionit, mjedisi makro pritet të mbetet një mbështetje e fortë për kriptomonedhat. Inflacioni pritet të vijojë tendencën në rënie, duke bërë që Rezerva Federale të fillojë me gjasa uljen e normave të interesit”, tha Matrixport.
Edhe shumë analistë e shohin lehtësimin e politikave monetare nga bankat qendrore si një mbështetje për bitcoin, i cili vlerësohet si një aset i rrezikshëm. Ndërkohë, disa e shohin bitcoin si një “strehë të sigurt” në periudhat e tensioneve gjeopolitike.
Lidion Kulla / SCAN

Nafta zbret drejt 78 USD - Humbjet kufizohen nga tensionet në Lindjen e Mesme
Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e parë të kësaj jave, ndërsa në fokus të tregjeve janë rikthyer tensionet gjeopolitike në Lindjen e Mesme, duke......

Tregu i monedhave, me ndryshime të vogla - Rriten bastet se Rezerva Federale e ka mbyllur ciklin shtrëngues
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë në rritje të lehtë, pas komenteve të kujdesshme nga shefi i Rezervës Federale Jerome Powell, ndërsa investitorët po......

Ari ngjitet përkohësisht pranë 2100 USD - Mbështetet nga tensionet gjeopolitike dhe nga ulja e pritshme e interesave
Ari është kthyer në rënie gjatë sesionit europian, por më herët preku nivelin më të lartë në histori, duke u ngjitur në mbi 2100 dollarë, për shkak të rritjes......

“Shpërthen” bitcoin, ngjitet në mbi $41,000 - Niveli më i lartë në 19 muaj, optimizëm për miratimin e ETF-ve
Tregu i kriptomonedhave është rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, me bitcoin që ka kaluar nivelin e 41,000 dollarëve, dhe po mbështetet nga pritshmëritë për......

Që nga nisja e sistemit me bileta elektronike e deri te zëvendësimi i faturinove! Kreu i Shoqatës së Transportit Publik jep detajet për Scan Live
Sipas fjalës së Kreut të Shoqatës së Transportit Publik, Dashnor Memaj, sistemi i biletave elektronike në transportin publik pritet të nisë në fillim të vitit......

Sesion i qetë për bursat europiane - Aksionet e Nokia, në rënie me mbi 3%
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po e cilësojnë një sesion pauze, pas fitimeve të realizuara në......

Pse punëtorët në Mbretërinë e Bashkuar po humbasin mijëra paund?
Norma e produktivitetit të Mbretërisë së Bashkuar është gjysma e asaj që shihet në ekonomitë e tjera të përparuara dhe pagat janë ulur ndjeshëm, që do të thotë......

Pse kamionistët po bllokojnë kufirin e BE-së me Ukrainën!
Kufizimet gjatë gjithë kohës kanë lënë mijëra shoferë ukrainas të bllokuar në Poloni, duke pritur me ditë të tëra për të shkuar në anën tjetër. Mediat lokale......