Shqipëria Postuar më 5 Dhjetor 2023, 13:54

Pse bizneset shqiptare hezitojnë të përdorin POS-et për pagesa? - “Presioni” i turizmit përballë komisioneve të larta të kompanive e kartave

Nga SCAN TV
Pse bizneset shqiptare hezitojnë të përdorin POS-et për

Shqipëria ka njohur këtë vit një rritje të konsiderueshme të bizneseve që po përdorin pikat e shitjes përmes kartave bankare apo siç emërtohen ndryshe, POS-e (Point Of Sale).

Në këtë rritje ka ndikuar padyshim sektori i turizmit, ku bizneset shqiptare janë detyruar që t’i përgjigjen kërkesës së klientëve të huaj, që pagesën me kartë e kanë shpeshherë kërkesë.

“Është një trend në rritje dhe përmirëson bilancin e pagesave në bankë. Por të mos harrojmë që një nga arsyet e rritjes është detyrimi ligjor. Duke qenë se rrjetet e rezervimeve si Booking dhe AIRBNB e kanë të detyrueshme identifikimin përmes kartës së kreditit ku garant del institucioni I motorit të shitjes. Janë shtuar 32 mijë apartamente gjatë kësaj periudhe, pra gati 40% kapacitet më tepër akomodues,  që janë të detyruar që të operojnë përmes një karte krediti. Kjo ka sjellë përmirësimin në mënyrë të dukshme të pagesave jo cash.

Por pse bizneset shqiptare hezitojnë të përdorin POS-et?

Arsyeja nuk lidhet me sistemin bankar vendas por me komisionet e larta që aplikojnë kompanitë ndërkombëtare të kartave bankare si VISA, Mastercard etj.

“Ende nuk është arritur pasi interesat bankare që merren nga POS-et për bizneset është e lartë. Flasim për përqindje që shkojnë nga 2 deri në 3.5 %. Biznesit nuk i intereson me këto interesa të larta. Jahstë vendit, komisionet janë mesatarisht  jashtë janë 0.5 apo 0.7%. Dhe kjo është arsyeja pse kartat e kreditit nuk janë aq të përdorshme në Shqipëri. Biznesi i vogël e refuzon përdorimin e POS-it pavarësisht se ata e kanë pajisjen. Por nuk duhet të jetë në këtë situatë. Biznesin nuk duhet ta dëmtojë pasja e një POS-i. Këtë problem e kemi diskutuar dhe rezulton se janë operatorët e katrtave që i vendosin sistemit bankar shqiptar koeficient të lartë për kryerjen e transaksioneve. Ky është një hap që qeveria dhe banka qendrore dueh tët ndërmarrin, në mënyrë që transaksionet përmes POS-eve të mos bëhen me komisione kaq të larta”

 Edhe pse ka një rritje të konsiderueshme të përdorimit të pikave të shitjes përmes kartave bankare, shërish transaksionet mbeten në nivele të ulëta në Shqipëri, në krahasim me vendet e tjera, raporton SCAN.

Statistikisht, në Shqipëri rezultojnë 619 njësi për 100 mijë banorë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat