Shqipëria Postuar më 5 Dhjetor 2023, 13:54

“Dëftesat tregtare”, garancia e fermerëve për kreditim - Skema sesi do funksionojë. “Shteti të marrë përsipër kostot nëse produkti dëmtohet”

Nga SCAN TV
“Dëftesat tregtare”, garancia e fermerëve për

“Shteti duhet të dalë garant dhe të marrë përsipër kostot nëse produkti bujqësor i fermerëve dëmtohet”. Është ky një prej rekomandimeve të bëra nga Rrjeti Shqiptar i Zhvillimit Rural për nismën e Qeverisë e cila ka të bëjë me dëftesat tregtare. Por çfarë parashikohet në këtë draft? Konkretisht, Ministria e Bujqësisë ju krijon mundësinë fermerëve që të marin kredi duke lënë kolateral prodhimin.

Në momentin e dorëzimit të produktit ata do të pajisen me dëftesë tregtare, një dokument ky që do të dorëzohet në bankë dhe përmes të cilit do të bëhet e mundur marrja e kredisë.

Por Alba Tema, përfaqësuese e Rrjetit Shqiptar të Zhvillimit Rural thotë se qytetarët por edhe bankat nuk kanë sigurinë që produkti nuk do të dëmtohet prej fatkeqësive natyrore, të cilat janë të paparashikueshme. Në këto kushte, shton ajo duhet që shteti të dal garant në bankë, duke marrë pësipër shlyerjen apo likujdimin e kredisë.

Përmes kësaj nisme ligjore të prezantuar në fillim të muajit nëntor synohet rritja e financimeve në bujqësi dhe nxitja e fermerëve për të zgjeruar aktivitetin e tyre. Dëftesa tregtare do të shërbejë si kolateral për t’u financuar nga sistemi bankar. Të dhënat ndër vite tregojnë që aksesi në programet e kreditimit është i ulët për shkak të pamundësisë që në jo pak raste kanë fermerët për të përmbushur apo plotësuar kushtet e bankës.

Ada Hazizolli/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat