Shqipëria Postuar më 20 Tetor 2025, 14:44

Nga financat e institucionit, tek pirateria televizive - AMA raporton në komisionet parlamentare veprimtarinë e 2024-ës

Nga Fabjona Pasho

Nga financat e institucionit, tek pirateria televizive - AMA raporton në

Autoriteti i Mediave Autovizive ka raportuar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik dhe Komisionin për Nismat Qytetare, veprimtarinë gjatë vitit 2024.

Sekretarja e përgjithshme e AMA, foli për financat e institucionit dhe mbi arsyet e rëniet të fitimeve të institucionit.

“Fitimet kanë rënë për shkak të rritjes së shpenzimeve operative dhe për shkak të pagave dhe sigurimeve, pasi punonjësit e AMA gëzojnë statusin enënpunësit civil. Gjatë vitit 2024 kemi pasur një rritje të pagave,të miratuar nga qeveria. Kjo rritje ka reflektuar edhe rënien e fitimit gjatë vitit 2024”.   

Ndër të tjera, raportimi i Autoritetit të Medias Audiovizive u ndal edhe në piraterinë televizive.

“Lidhur merespektimin e të drejtave të transmetimit, gjatë vitit 2024 janë kryer një numër shumë I madh inspektimesh në terren, në subjekte kabllore, IPTV, OTT,po ashtu ka pasur risi në kryerjen e kontrolleve nga specialistët e drejtorisë së Inspektimit dhe Mbikqyrjes, të cilët kanë nisur monitorimin edhe të rrjeteve online, duke identifikuar një sërë rastesh të shitjeve abusive të produkteve audiovizive. Pas identifikimit të shkelësve, AMA, më prova zyrtare I ka raportuar ato, pranë institucioneve të tjera ligjzbatuese, si Policia e Shtetit, Prokuroria, varësisht specifikave të rastit. Në muajin dhjetor 2024 u krye me sukses një operacion për kapjen e disa subjekteve”, tha Krasniqi.   

Kryetarja e AMA, Armela Krasniqi foli edhe për bashkëpunimin e institucionit me TikTok dhe masat e marra për ndalimin e pamjeve me përmbajtje të papërshtatshme.

 

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat