Shqipëria Postuar më 5 Dhjetor 2023, 13:58

Subvencion paneleve diellore për 2 mijë familje të tjera - Faza e dytë pritet të hapet në fillim të vitit të ardhshëm

Nga SCAN TV
Subvencion paneleve diellore për 2 mijë familje të tjera - Faza e

Edhe 2 mijë familje të tjera shqiptare do të jenë përfituese nga skema e qeverisë për subvencionin e instalimit të paneleve diellore në banesat e tyre.

Aplikimet pritet të hapen në fillim të vitit të ardhshëm, duke ndjekur të njëjtën skemë si këtë vit. Lajmi u bë i ditur nga Orjon Islamaj, nga Agjencia për Eficencën e Energjisë, në emisionin SCAN Live.

“Në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm do të rihapet thirrja për 2000 mijë familje të tjera që qeveria do t’u mbulojë 70 % të kostos për panelin diellor për ngrohjen e ujit.

Skema do të jetë e njëjtë, ku kush aplikon i pari, merr përgjigjen i pari. Aplikimi do të bëhet online”

Për herë të parë, gjatë këtij viti qeveria shqiptare nisin procesi ne subvencionimit të paneleve diellore për familjet shqiptare.

Nga ky proces, në fazën e parë ishin rreth 2 mijë familje përfituese në 56 bashki të vendit.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat