Cilat janë risitë në shërbimin privat të sigurisë fizike? - Ligji i ri/ Lehtësohen burokracitë dhe procesi i rekrutimit të punonjësve

Ndryshimet ligjore në ligjin për shërbimin privat të sigurisë fizike kanë hyrë në fuqi dhe në tërësi synojnë të lehtësojnë barrën burokratike mbi këto shërbime, duke thjeshtuar disa kritere mbi të cilat bëhet dhe licencimi i kompanive.
Një nga risitë, e ligjit të ri është krijimi i qendrës së trajnimit privat, ç’ka nuk ka qenë më herët. Punonjësit e shërbimit të sigurisë fizike do të kenë si detyrimi nënshtrohen një trajnimi fillestar para se të nisin shërbimin dhe më pas trajnimit periodik vjetor. Këtë shërbim do ta marrin jo vetëm personeli i angazhuar në shoqërimin dhe ruajtjen fizike të personave, por edhe personeli që kryen transportin e vlerave monetare.
Sipas ndryshimeve ligjore, tashmë nuk është më e nevojshme që shoqëritë e sigurisë fizike të kenë sallë monitorimi në çdo qark. Falë teknologjisë monitorimi mund të përqendrohet në një sallë unike, apo në salla të veçuara në territorin e Republikës së Shqipërisë. Në këtë formë ulen kostot e shërbimit dhe shpenzimet.
Po ashtu, janë lehtësuar pak kriteret, qoftë të punësimit të punonjësve të shërbimit të thjeshtë, qoftë për drejtuesit teknikë apo titullarët. Është ulur kriteri i arsimit, nga arsim i mesëm, tashmë pranohen aplikantë edhe me arsimin bazë, me qëllim që tu jepet mundësi të gjithë atyre që kanë interes të punojnë në këtë fushë, që të aplikojnë. Një risi tjetër lidhet me zgjatjen e afateve të certifikatave për përgjegjësit e shërbimit, apo drejtuesit Teknik.
Sipas ligjit të ri, kompanitë e shërbimit të mbrojtjes fizike private, kur operojnë në më shumë se 3 qarqe, dhe kanë më shumë se 300 punonjës, tanimë do të kenë mundësi të ketë më shumë se një drejtues Teknik. Çështje tjetër që është munduar të rregullohet është shtrirja e shërbimeve në të gjithë territorin, duke lejuar nën-kotraktime, por me kushtin që të ofrohet shërbimi me të njëjtin çmim dhe të njëjtën cilësi.
Një tjetër ndryshim është dhe ai i licencës për përdorimin e automjeteve të blinduara, që zgjatet nga 3 vite që është me ligjin e vitit 20214 në 5 vite.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Ndikimi i ndryshimeve klimatike në bujqësi - Kredi 64.6 mln euro, ja zonat ku do investohet për ujitjen e kullimin
Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar kredinë prej 64.6 mln euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për rritjen e qëndrueshmërisë......

“Dëftesat tregtare”, garancia e fermerëve për kreditim - Skema sesi do funksionojë. “Shteti të marrë përsipër kostot nëse produkti dëmtohet”
“Shteti duhet të dalë garant dhe të marrë përsipër kostot nëse produkti bujqësor i fermerëve dëmtohet”. Është ky një prej rekomandimeve të bëra nga Rrjeti......

Pse bizneset shqiptare hezitojnë të përdorin POS-et për pagesa? - “Presioni” i turizmit përballë komisioneve të larta të kompanive e kartave
Shqipëria ka njohur këtë vit një rritje të konsiderueshme të bizneseve që po përdorin pikat e shitjes përmes kartave bankare apo siç emërtohen ndryshe, POS-e......

Ndryshimet klimatike “godasin” Alpet - Çmimi i papërballueshëm i dëborës artificiale
Në mesin e viteve ‘70, industria franceze filloi të bënte përpjekjet e para për të prodhuar borë artificiale. Pas gjysmë shekulli, ato eksperimente priren të......

Sa hapësirë zënë mallrat kineze dhe turke në treg? - Shtetet e preferuara të Shqipërisë për disa kategori produktesh
Kina dhe Turqia ofrojnë furnizime me çmime shumë më të favorshme të mallrave për importuesit dhe konsumatorët shqiptarë se sa tregjet e tjera, duke i bërë këto......

Shqiptarët shpenzojnë 13 milionë USD për lodrat e fëmijëve - Furnizohemi nga 51 shtete. Lista, nga kush dominohet tregu?
Afrimi i festave të fundvitit përkthehet edhe në rritje të shpenzimeve për familjet shqiptare për të blerë lodra për fëmijët, të cilat janë kthyer në traditë. ......

Nis nga Zdralja transformimi i lagjeve historike të Shkodrës - Detajet e projektit/ Hapësira për aktivitet tregtar dhe kulturor. Muze i veçantë
Bashkia e Shkodrës njofton se ka nisur procesin e transformimit urban të lagjeve historike të qytetit. Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Benet Beci......

Cilat janë shkollat më të mira të biznesit në Europë?
Një total prej 90 shkollash kanë arritur në listën e shquar të Financial Times, me institucionet franceze, britanike dhe spanjolle që dominojnë në krye. HEC......