Shqipëria Postuar më 5 Dhjetor 2023, 14:03

12 mln lekë për ujësjellësin e Elbasanit - AKUK hap tenderin për projektin. Do të ndërhyhet në 13 zona

Nga SCAN TV
12 mln lekë për ujësjellësin e Elbasanit - AKUK hap tenderin

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve po kërkon një konsulent për studimin dhe projektimin e rehabilitimit të rrjetit të ujësjellësit të qytetit të Elbasanit. Përmes një tenderi me fond limit rreth 12 mln lekë, ky dikaster bën me dije se investimi synon sigurimin e furnizimit të pandërprerë me ujë të pijshëm, higjenikisht të pastër dhe mbulimin e kostos me tarifa te përballueshme për zonën e përzgjedhur për këtë studim.

Në total, janë 13 zona për të cilat pritet të hartohet studimi, ndërkohë që në dokumentet shoqërues specifikohet se konsulenti duhet të marrë parasysh gjendjen e sistemit të furnizimit me energji elektrike të Elbasanit. “Luhatjet e tensionit në rrjet ndodhin rregullisht. Pompat e vjetra nga vitet 1960 janë më pak të ndjeshme ndaj këtyre luhatjeve.

Për instalimin e pompave të reja, duhet të merret parasysh vendosja e masave teknike për mbrojtjen e pajisjeve elektrike në fushat e puseve nga luhatjet e tensionit në furnizimin me energji elektrike”, - thuhet ndër të tjera në dokument.

Po ashtu, bëhet me dije se aktualisht me financime nga Buxheti i Shtetit po kryhen investime në zonën informale dhe zona të bardha që konsistojnë në ndërtimin e linjave kryesore për të zëvendesuar linjat ekzistuese të dërgimit dhe investime për rehabilitime të pjesshme të rrjetit shpërndarës janë parashikuar në disa zona të qytetit. Kompanitë e interesuara kanë afat deri në datën 21 dhjetor për dorëzimin e ofertave.

Ola Mitre/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat