Ari i largohet nivelit rekord prej 2,100 USD - Investitorët po presin të dhënat mbi punësimin në SHBA

Ari po tregtohet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, por i është larguar nivelit rekord prej 2,100 dollarë të regjistruar në sesionin e kaluar, ndërsa investitorët po presin disa të dhëna ekonomike në SHBA, të cilat do ta qartësojnë më shumë rrugën e normave të interesit.
Kontrata “spot” e arit po tregtohet në rreth 2,040 dollarë për onz, ndërsa në sesionin e kaluar preku nivelin më të lartë në histori prej 2,135 dollarë, përpara se të humbje rreth 100 dollarë në vijim, për ta mbyllur ditën në rënie me 2%. Analistët parashikojnë se Rezerva Federale në SHBA do ta ulë normën bazë të interesit me 125 pikë bazë, gjatë vitit 2024.
Këto pritshmëri mund të ndikojnë që ari të tregtohet në mbi 2,000 dollarë për onz, në terma afatshkurtër. Tregjet po presin të dhënat mbi punësimin në SHBA, që do të publikohet të premten dhe do të japin një panoramë më të qartë mbi tregun e punës.
Çmimet e metalit të verdhë janë rritur për dy muaj radhazi, pasi konflikti izraelito-palestinez ka rritur kërkesën për asetet e sigurta, ndërsa pritshmëritë për një ulje të normave të interesit kanë dhënë mbështetje të mëtejshme. Ari tenton të performojë mirë gjatë periudhave të pasigurive ekonomike dhe gjeopolitike.
Analistët presin një çmim mesatar të arit në rreth 2100 edhe gjatë tremujorit të dytë të vitit 2024, për shkak të blerjeve të forta nga bankat qendrore. Ndërkohë, normat e larta të interesit e dëmtojnë kërkesën për ar, i cili nuk paguan asnjë interes, pasi asetet e tjera siç janë obligacionet bëhen më fitimprurëse për shkak të yield-eve të larta.
SCAN
Sondazh

Bitcoin i afrohet 42,000 USD - Mbizotëron optimizmi për miratimin e ETF-ve në SHBA
Bitcoin i është rikthyer fitimeve gjatë sesionit europian, duke iu arfuar sërish 42,000 dollarëve, niveli më i lartë në 20 muajt e fundit. Tregu vijon të......

Bursat europiane tentojnë rimëkëmbjen - Ericsson rritet me rreth 8%, marrëveshje 14 mld USD me AT&T
Shumica e bursave europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po presin të tjerë katalizatorë që mund të mbështesin tregjet.......

351 hotele të reja nga 2017, i përballojnë dot flukset e turizmit? - Sfidat e hotelerisë/ Në shtator, 70% më shumë vizitorë. 93,3% në bregdet nga 2022
Ndërsa numrat e turizmit vijojnë të jenë shumë të larta edhe në vjeshtë, pikëpyetja e madhe për sezonet e ardhëshme është nëse strukturat akomoduese do të jenë......

Europa duhet të veprojë tani për të shmangur planin e Rusisë për zaptuar tregun e hidrogjenit!
Pushtimi rus i Ukrainës ka ri-vizatuar hartën për sa i përket mënyrës sesi Europa e sheh marrëdhënien e saj me energjinë përgjithmonë. Mbështetja e tepërt e......

Austria, ende kundër pranimit në Shengen të Rumanisë dhe Bullgarisë!
Rezistenca e paqartë është dokumentuar mirë gjatë viteve të fundit dhe u shpreh edhe një herë të martën në mëngjes përpara një takimi të ministrave të punëve......

Moody's ul perspektivën e kredisë së Kinës në negative për krizën e pronave!
Agjencia e vlerësimit të kredisë Moody's uli perspektivën e saj për obligacionet sovrane kineze në negative të martën, duke përmendur rreziqet nga një......

12 mln lekë për ujësjellësin e Elbasanit - AKUK hap tenderin për projektin. Do të ndërhyhet në 13 zona
Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve po kërkon një konsulent për studimin dhe projektimin e rehabilitimit të rrjetit të ujësjellësit të qytetit të......

Rritja e tarifave të ujit, ERRU nis shqyrtimin e aplikimeve - Në proces 13 qytete, mbulohen nga shoqëritë e Durrësit, Lezhës, Fierit dhe Vlorës
Enti Rregullator i Ujit ka nisur procedurat për shqyrtimin e aplikimeve për rritjen e tarifave të ujit dhe kanalizimeve në 13 qytete. Sipas vendimeve të marra......