Bitcoin i afrohet 42,000 USD - Mbizotëron optimizmi për miratimin e ETF-ve në SHBA

Bitcoin i është rikthyer fitimeve gjatë sesionit europian, duke iu arfuar sërish 42,000 dollarëve, niveli më i lartë në 20 muajt e fundit. Tregu vijon të nxitet nga pritshmëritë për uljen e normave të interesit në SHBA dhe nga bastet se rregullatorët amerikanë së shpejti do të miratojnë fondet e tregtueshme në shkëmbim në bitcoin (ETF).
Në sesionin e kaluar, bitcoin u ngjit deri në 42,162 dollarë, niveli më i lartë që nga prilli 2022, por më pas u tërhoq për ta mbyllur ditën në rritje me 8%. Fitimet e Bitcoin rritën edhe aksionet e kompanive të lidhura me kriptovalutat, si dhe fondet e tregtuara në shkëmbim (ETF) të listuara në Shtetet e Bashkuara.
Coinbase u rrit me 7% dhe Microstrategy fitoi 6.3% të vlerës, ndërsa “minatorët” e bitcoin si Riot Platforms, Marathon Digital dhe CleanSpark u rritën midis 7% dhe 13%. Javën e kaluar, Microstrategy njoftoi se bleu 593 milionë dollarë shtesë në bitcoin gjatë nëntorit. Rritja e jashtëzakonshme e bitcoin mund t'i atribuohet një disa faktorëve, si optimizmi se rregullatori i letrave me vlerë në SHBA mund të miratojë së shpejti një ETF të bitcoin, i cili do të hapte tregun për miliona investitorë të tjerë.
Edhe ulja e inflacionit do t'i bënte bankat qendrore të fillojnë të lehtësojnë normat e interesit, duke i bërë asetet me risk më tërheqëse për investitorët. Gjatë këtij viti, bitcoin ka fituar mbi 150% të vlerës. Investitorët janë të bindur se Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve në SHBA mund të miratojë disa ETF në bitcoin që në janar të vitit të ardhshëm.
SCAN
Sondazh

Bursat europiane tentojnë rimëkëmbjen - Ericsson rritet me rreth 8%, marrëveshje 14 mld USD me AT&T
Shumica e bursave europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po presin të tjerë katalizatorë që mund të mbështesin tregjet.......

351 hotele të reja nga 2017, i përballojnë dot flukset e turizmit? - Sfidat e hotelerisë/ Në shtator, 70% më shumë vizitorë. 93,3% në bregdet nga 2022
Ndërsa numrat e turizmit vijojnë të jenë shumë të larta edhe në vjeshtë, pikëpyetja e madhe për sezonet e ardhëshme është nëse strukturat akomoduese do të jenë......

Europa duhet të veprojë tani për të shmangur planin e Rusisë për zaptuar tregun e hidrogjenit!
Pushtimi rus i Ukrainës ka ri-vizatuar hartën për sa i përket mënyrës sesi Europa e sheh marrëdhënien e saj me energjinë përgjithmonë. Mbështetja e tepërt e......

Austria, ende kundër pranimit në Shengen të Rumanisë dhe Bullgarisë!
Rezistenca e paqartë është dokumentuar mirë gjatë viteve të fundit dhe u shpreh edhe një herë të martën në mëngjes përpara një takimi të ministrave të punëve......

Moody's ul perspektivën e kredisë së Kinës në negative për krizën e pronave!
Agjencia e vlerësimit të kredisë Moody's uli perspektivën e saj për obligacionet sovrane kineze në negative të martën, duke përmendur rreziqet nga një......

12 mln lekë për ujësjellësin e Elbasanit - AKUK hap tenderin për projektin. Do të ndërhyhet në 13 zona
Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve po kërkon një konsulent për studimin dhe projektimin e rehabilitimit të rrjetit të ujësjellësit të qytetit të......

Rritja e tarifave të ujit, ERRU nis shqyrtimin e aplikimeve - Në proces 13 qytete, mbulohen nga shoqëritë e Durrësit, Lezhës, Fierit dhe Vlorës
Enti Rregullator i Ujit ka nisur procedurat për shqyrtimin e aplikimeve për rritjen e tarifave të ujit dhe kanalizimeve në 13 qytete. Sipas vendimeve të marra......

Subvencion paneleve diellore për 2 mijë familje të tjera - Faza e dytë pritet të hapet në fillim të vitit të ardhshëm
Edhe 2 mijë familje të tjera shqiptare do të jenë përfituese nga skema e qeverisë për subvencionin e instalimit të paneleve diellore në banesat e......