Shqipëria Postuar më 5 Dhjetor 2023, 15:42

Shqiptarët, 180 milionë euro për t’u siguruar në 2023 - Tregu rritet me 9.64%, totali i dëmeve të paguara nga kompanitë 3.9 milliardë deri në tetor

Nga SCAN TV

Tregu i sigurimeve ka arkëtuar këtë vit një total prej rreth 180 milionë eurosh, duke shënuar një rritje prej 10% krahasuar me një vit më parë, rritje që në masë të madhe i detyrohet sektorit të automjeteve.

Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, të ardhurat nga primet e shkruara bruto për periudhën janar-tetor 2023 kapën vlerën 18,8 miliardë lekë, ose 9.64% më shumë se në janar-tetor 2022. Paralelisht, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,211,966 me një rritje prej 11.22% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë muajit janar-tetor 2023 arritën rreth 11,4 miliardë lekë, ose 7.25% më shumë se në muajin janar-tetor 2022. Produkti MTPL e brendshme, në muajin janar-tetor 2023, pati një rritje prej 8.58% të vëllimit të primeve të shkruara bruto.

Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 9.73% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë që sektori i automjeteve është përgjegjës edhe për rritjen e vëllimit të dëmshpërblimeve të paguara nga kompanitë.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin e motorik për muajin janar-tetor 2023 kapën vlerën 3,9 miliardë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 8.35% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Megjithatë, tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.94% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, sigurimet e Jetës kanë 8.00% dhe risigurimi 0.065 %. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39.45% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 60.55% të totalit të tregut.

Lorenc Rabeta / SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......