Tensionet gjeopolitike mbështesin naftën - Fitimet kufizohen nga shqetësimet për ngadalësimin e kërkesës

Çmimet e naftës i janë rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, për shkak të paqartësive mbi uljen vullnetare të prodhimit nga OPEC+ dhe tensioneve në Lindjen e Mesme, që mund të çrregullojnë furnizimin e tregut. Në dy sesionet e fundit, ndërkohë, çmimet e naftës kanë humbur mbi 3% të vlerës.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në mbi 78 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 73 dollarë për fuçi. Çmimet e naftës realizuan humbje të konsiderueshme në sesionet e kaluara, pasi investitorët kishin dyshime se tkurrja e ofertës nga OPEC+ nuk do të kishte një ndikim të rëndësishëm në treg.
Edhe forcimi i dollarit amerikan në sesionin e kaluar, ndikoi në rënien e çmimeve. Një dollar më i fortë zakonisht e bën naftën më të shtrenjtë për zotëruesit e monedhave të tjera, që mund të zvogëlojë kërkesën për naftë.
Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët e tjerë duke përfshirë Rusinë, që njihen si OPEC+, ranë dakord të enjten për shkurtime vullnetare të prodhimit në një total prej rreth 2.2 milionë fuçi në ditë, për tremujorin e parë të vitit 2024. Por, të paktën 1.3 milionë fuçi në ditë nga këto shkurtime, ishin një zgjatje e kufizimeve vullnetare që Arabia Saudite dhe Rusia kishin ndërmarrë përgjatë vitit 2023.
Ministri saudit i Energjisë, Princi Abdulaziz bin Salman, deklaroi në një intervistë për Bloomberg se shkurtimet e prodhimit të naftës nga OPEC+ mund të vazhdojnë edhe përtej tremujorit të parë 2024, nëse do të jetë e nevojshme.
Edhe rifillimi i luftimeve mes Izraelit dhe Hamas, ka rikthyer shqetësimet për furnizimin e tregut. Ushtria amerikane njoftoi të dielën se 3 anije tregtare u sulmuan në ujërat ndërkombëtare të Detit të Kuq, ndërsa grupi Houthi që operon në Jemen, mori përsipër sulmet me dronë dhe raketa.
SCAN

Dollari, në nivelin më të lartë në 1 javë - FED pritet ta ulë normën bazë me 125 pikë në vitin 2024
Dollari amerikan po qëndron në rritje të lehtë edhe në sesionin e sotëm, pranë nivelit më të lartë në 1 javë, duke zgjeruar fitimet e sesionit të kaluar. Në......

Ari i largohet nivelit rekord prej 2,100 USD - Investitorët po presin të dhënat mbi punësimin në SHBA
Ari po tregtohet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, por i është larguar nivelit rekord prej 2,100 dollarë të regjistruar në sesionin e kaluar, ndërsa......

Bitcoin i afrohet 42,000 USD - Mbizotëron optimizmi për miratimin e ETF-ve në SHBA
Bitcoin i është rikthyer fitimeve gjatë sesionit europian, duke iu arfuar sërish 42,000 dollarëve, niveli më i lartë në 20 muajt e fundit. Tregu vijon të......

Bursat europiane tentojnë rimëkëmbjen - Ericsson rritet me rreth 8%, marrëveshje 14 mld USD me AT&T
Shumica e bursave europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po presin të tjerë katalizatorë që mund të mbështesin tregjet.......

351 hotele të reja nga 2017, i përballojnë dot flukset e turizmit? - Sfidat e hotelerisë/ Në shtator, 70% më shumë vizitorë. 93,3% në bregdet nga 2022
Ndërsa numrat e turizmit vijojnë të jenë shumë të larta edhe në vjeshtë, pikëpyetja e madhe për sezonet e ardhëshme është nëse strukturat akomoduese do të jenë......

Europa duhet të veprojë tani për të shmangur planin e Rusisë për zaptuar tregun e hidrogjenit!
Pushtimi rus i Ukrainës ka ri-vizatuar hartën për sa i përket mënyrës sesi Europa e sheh marrëdhënien e saj me energjinë përgjithmonë. Mbështetja e tepërt e......

Austria, ende kundër pranimit në Shengen të Rumanisë dhe Bullgarisë!
Rezistenca e paqartë është dokumentuar mirë gjatë viteve të fundit dhe u shpreh edhe një herë të martën në mëngjes përpara një takimi të ministrave të punëve......

Moody's ul perspektivën e kredisë së Kinës në negative për krizën e pronave!
Agjencia e vlerësimit të kredisë Moody's uli perspektivën e saj për obligacionet sovrane kineze në negative të martën, duke përmendur rreziqet nga një......