Bota Postuar më 6 Dhjetor 2023, 09:45

Çdo automjet mund të “jetojë” dy jetë - Si mjetet e vjetra shndërrohen në elektrike

Nga SCAN TV
Çdo automjet mund të “jetojë” dy jetë - Si

Lunaz është një nga kompanitë e para në botë që konverton automjetet e vjetra në elektrike. Aksionet e saj përfshijnë "yje" si futbollisti David Beckham dhe komediani Jack Whitehall. Sidoqoftë, vetë kompania nuk duket - në fillim - veçanërisht magjepsëse. Në ambientet e saj gjenden disa nga automjetet më të vjetra, më të pista dhe më të vjetruara teknologjikisht në rrugët britanike. Megjithatë, e ardhmja e Lunaz shihet si e ndritur dhe ka tërhequr interesin e investimeve të famshëm nga Beckham dhe Whitehall.

“Jewelry” ka kaluar nëpër ambientet e saj - si Jaguar XK140 që David Beckham e konvertoi në një automjet elektrik dhe ia dha djalit të tij Brooklyn si dhuratë martese. Por në këtë ambient ndodhen dhe kamionë të vjetër plehrash, të cilët këshillat britanikë duan t'i përmirësojnë që të mos ndotin ambientin.

Lunaz e përshkruan procesin që ndjek si ‘përtëritje’. Në objektin e saj në Silverstone, Angli, inxhinierët e saj heqin motorët me djegie të brendshme dhe po i zëvendësojnë me motorë elektrikë dhe bateri. Është një proces që fillimisht u ndoq nga ata që ishin shumë komod financiarisht: pronarë të pasur të automjeteve të vjetra dhe organe publike, si autoritetet lokale. Megjithatë, tendenca e përmirësimit të riciklimit  po përhapet, jo vetëm në Britaninë e Madhe, por në disa vende të botës, ku është krijuar kuadri legjislativ përkatës. Sot, në shumë qytete ka kompani dhe garazhe që marrin përsipër të shndërrojnë një automjet nga benzinë në elektrike.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku riciklimi kërkon më shumë se dhjetë vjet jetë, fillimi u bë me motorët Tesla, të cilët mekanikët i hoqën nga automjetet e dala nga përdorimi kryesisht pas aksidenteve rrugore. Tani ka qindra kompani që ofrojnë komplete të konvertimit të automjeteve elektrike. Kompletet përmbajnë gjithçka që do t'i nevojitet punëtorisë: nga motori dhe bateritë te leva e marsheve dhe frena e parkimit.

Sipas raportit "Madhësia dhe Parashikimi i Tregut të Konvertimit të Automjeteve, 2023 – 2032" nga Global Market Insights, tregu global i konvertimit të automjeteve vlerësohet të arrijë në 4.6 miliardë dollarë në vitin 2022 dhe pritet të rritet me një normë prej 8.5% në vit nga 2023 deri në vitin 2032 falë theksit në rritje në teknologjinë e automjeteve elektrike. "Pjesa e luanit" të tregut është në Amerikën e Veriut, ku konvertimet nuk kanë të bëjnë vetëm me automjetet e pasagjerëve, por mbulojnë një gamë të gjerë: nga ambulancat deri te kamionët dhe autobusët.

Në Europë, tregu i konvertimit është rritur në Britaninë e Madhe, Gjermani, Francë, Itali dhe Rusi. Në Francë parashikohet një subvencion prej 2500-5000 euro për shndërrimin e një automjeti në elektrik.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat