Kriza ekonomike, kur Gjermania bënte ligjin - Dy të tretat e gjermanëve ende mbështesin “frenimin e borxhit”

Dy javë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ndalonte rishpërndarjen e shpenzimeve, qeveria gjermane u gjend në pozitë jashtëzakonisht të vështirë për të gjetur zgjidhje të vështira për të mbyllur “deficitin” prej 60 miliardë eurosh në buxhet.
Përpjekja e qeverisë trepartiake të Olaf Scholz-it për të kapërcyer pengesën e dispozitave strikte për deficitin duke përdorur fondet speciale ka dështuar. Kancelari gjerman u detyrua të ngrijë shpenzimet e reja por edhe të pezullojë miratimin e buxhetit të vitit të ardhshëm.
Për vendet e eurozonës që hynë në aventurën e borxhit, përkatësisht Greqinë, Spanjën, Portugalinë dhe Italinë, vështirësitë e qeverisë gjermane mund të kujtojnë kohët e vështira kur u përpoqën t'i rezistonin vijës së rreptë të korrektësisë fiskale të ish-ministrit të financave Ëolfgang Schäuble. Sigurisht, situata mes Gjermanisë së sotme dhe vendeve që po luftonin për të balancuar financat e tyre publike nuk ka ngjashmëri. Përveç ndoshta përpjekjes së qeverisë gjermane për të gjetur një zgjidhje për hendekun prej 20 miliardë eurosh. Jo sepse nuk e mbulon dot, si katër vendet e jugut europian, por sepse pengohet nga kufizimet që ka votuar. Arsyeja e vetme që Gjermania nuk mund t'i shpenzojë 869 miliardë euro në fonde speciale është sepse ajo mbetet e lidhur me një ortodoksi fiskale pothuajse fetare që e konsideron borxhin e deficitit ‘të rrezikshëm’.
Ky, në fund të fundit, ishte besimi që e shtyu Gjermaninë të përfshijë të ashtuquajturin ‘frenim borxhi’ në kushtetutën e saj në 2009-ën, duke i lejuar qeverisë të kishte vetëm një deficit të vogël, duke përjashtuar një fatkeqësi natyrore ose një emergjencë tjetër, si p.sh. një luftë. Vendimi në Bundestang në vitin 2009 ishte, në fakt, profetik dhe madje funksionoi siç ishte planifikuar në një kohë kur vende si Greqia dhe Spanja po luftonin shumë me financat e tyre publike.
Edhe pse Europa Jugore po luftonte, ekonomia gjermane u fut në shpejtësi të lartë të nxitur nga kërkesa e fortë për mallrat e saj nga Azia dhe Amerika e Veriut, duke i lejuar qeverisë jo vetëm të balancojë buxhetin e saj, por edhe të ketë një sërë suficitesh, duke arritur kulmin në vitin 2018 kur ngriti një një fitim i papritur prej 58 miliardë eurosh. Megjithatë, kohët e mira përfunduan me pandeminë. Gjermania, së bashku me pjesën tjetër të botës, u detyrua të ‘gërmonte thellë’.
Por kishte mjetet fiskale për ta bërë këtë, pasi pandemia garantonte heqjen e frenave të borxhit si në vitin 2020 ashtu edhe në 2021 - shin. Pasojat nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës e detyruan qeverinë ta bënte këtë përsëri në 2022-shin. Duke përdorur fonde speciale, Scholz dhe partneri i tij qeveritar Christian Lindner besuan se mund të shmangnin një përsëritje në 2023-shin. Por vendimi i gjykatës e prishi atë plan. Natyrisht, shumë kohë përpara krizës aktuale, ishte bërë e qartë për shumicën në qeveri – konservatorë dhe të majtë – se frena e borxhit po frenonte investimet në infrastrukturën publike.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Franca zbulon një depozitë të madhe hidrogjeni të bardhë - Objektivi, nxjerrja e karburantit të pastër deri në vitin 2028
Pranë kufirit franko-gjerman, në një zonë ku dikur ndodheshin minierat e qymyrit, është zbuluar në Francë depozita e hidrogjenit të bardhë, të cilën ekspertët......

Gara për furnizimin me lëndë të para për bateri - Prodhuesit europianë të automjeteve me kontrata që nuk plotësojnë kërkesat
Europa ka mbetur prapa SHBA-së dhe Kinës për sa i përket aftësisë së saj për të siguruar lëndët e para të nevojshme për bateritë e automjeteve elektrike. Sipas......

Çdo automjet mund të “jetojë” dy jetë - Si mjetet e vjetra shndërrohen në elektrike
Lunaz është një nga kompanitë e para në botë që konverton automjetet e vjetra në elektrike. Aksionet e saj përfshijnë "yje" si futbollisti David Beckham dhe......

Rriten ndjeshëm valutat kryesore – Euro vijon të mos luhatet!
Dollari amerikan është blerë sot me 93.6 lekë dhe është shitur me 94.7 lekë duke regjistruar rritje nga dje. Euro vijon edhe sot të mos luhatet teksa është......

Ministeriali për Klimën, Balluku paraqet ecurine e Shqipërisë - Nënshkruhet deklaratat nga Ministrat e 123 shteteve për trefishimin e energjisë së rinovueshme
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, ka marrë pjesë në Ministerialin e zhvilluar në kuadër të Konferencës......

Shqiptarët, 180 milionë euro për t’u siguruar në 2023 - Tregu rritet me 9.64%, totali i dëmeve të paguara nga kompanitë 3.9 milliardë deri në tetor
Tregu i sigurimeve ka arkëtuar këtë vit një total prej rreth 180 milionë eurosh, duke shënuar një rritje prej 10% krahasuar me një vit më parë, rritje që në......

Tensionet gjeopolitike mbështesin naftën - Fitimet kufizohen nga shqetësimet për ngadalësimin e kërkesës
Çmimet e naftës i janë rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, për shkak të paqartësive mbi uljen vullnetare të prodhimit nga OPEC+ dhe tensioneve në Lindjen e......

Dollari, në nivelin më të lartë në 1 javë - FED pritet ta ulë normën bazë me 125 pikë në vitin 2024
Dollari amerikan po qëndron në rritje të lehtë edhe në sesionin e sotëm, pranë nivelit më të lartë në 1 javë, duke zgjeruar fitimet e sesionit të kaluar. Në......