Fenomeni i vjedhjes së ullinjve në Greqi - Kultivuesit pajisin pemët me GPS dhe punësojnë roje private

Kultivuesi grek i ullirit Panajotis Tsafaras është detyruar të ruajë pemët e tij dy herë në ditë për të shmangur hajdutët që përpiqen të vjedhin të korrat ndërsa çmimet rriten në një kohë korrjeje të dobët. Tsafaras është grabitur dy herë, ku hajdutët i kanë vjedhur më shumë se një ton ullinj muajin e kaluar.
Është hera e parë që kjo ndodh në rajon, shprehet Tsafaras, i cili ka korrur ullinj gjatë gjithë jetës së tij në qytetin bregdetar të Filiatra në gadishullin jugor të Peloponezit. Ai po mendon të marrë masa më ekstreme, si instalimi i kamerave dhe gjurmuesve GPS në pemë si dhe punësimi i sigurisë private, siç kanë bërë disa të tjerë në Greqi.
Tsafaras thotë se hajdutët godasin natën. Ata përdorin shufra për të shkundur ullinjtë nga pemët ose sharrë elektrike me zinxhir ‘të heshtur’ për të prerë degë të tëra që i ngarkojnë në kamionë. Për të mos u kapur ata nxjerrin vajin në zona të ndryshme nga rajoni në të cilin është vjedhur prodhimi.
Policia greke konfirmoi se ka një rritje të vjedhjeve të ullinjve dhe vajit të ullirit në të gjithë vendin këtë vit. Greqia është prodhuesi i tretë më i madh në botë i vajit të ullirit pas Italisë dhe Spanjës, të cilat kanë regjistruar fenomene të ngjashme. I njohur si “ekstra i virgjër”, varieteti grek është veçanërisht i kërkuar për cilësinë e tij të lartë.
Prodhimi i këtij viti vlerësohet në një rënie deri në 50% në rreth 170.000 ton, sipas zyrtarëve. Rendimenti do të jetë më i ulëti ndër vite, kryesisht për shkak të kushteve të paqëndrueshme të motit, duke përfshirë stuhitë, thatësirat dhe temperaturat në rritje që kanë tharë ullinjtë.
Rënia e prodhimit ka dyfishuar çmimet e shitjes me shumicë të vajit të ullirit në 8-9 euro për litër, sipas zyrtarëve të qeverisë. Çmimet e shitjes me pakicë kanë arritur deri në 14 euro, duke e bërë ullirin një objektiv tërheqës për hajdutët. Filiatra është një qytet i qetë në një fushë pjellore me 5 milionë pemë që kontribuojnë në 10-12% të prodhimit të ullinjve të Greqisë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Kriza ekonomike, kur Gjermania bënte ligjin - Dy të tretat e gjermanëve ende mbështesin “frenimin e borxhit”
Dy javë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ndalonte rishpërndarjen e shpenzimeve, qeveria gjermane u gjend në pozitë jashtëzakonisht të vështirë për të......

Franca zbulon një depozitë të madhe hidrogjeni të bardhë - Objektivi, nxjerrja e karburantit të pastër deri në vitin 2028
Pranë kufirit franko-gjerman, në një zonë ku dikur ndodheshin minierat e qymyrit, është zbuluar në Francë depozita e hidrogjenit të bardhë, të cilën ekspertët......

Gara për furnizimin me lëndë të para për bateri - Prodhuesit europianë të automjeteve me kontrata që nuk plotësojnë kërkesat
Europa ka mbetur prapa SHBA-së dhe Kinës për sa i përket aftësisë së saj për të siguruar lëndët e para të nevojshme për bateritë e automjeteve elektrike. Sipas......

Çdo automjet mund të “jetojë” dy jetë - Si mjetet e vjetra shndërrohen në elektrike
Lunaz është një nga kompanitë e para në botë që konverton automjetet e vjetra në elektrike. Aksionet e saj përfshijnë "yje" si futbollisti David Beckham dhe......

Rriten ndjeshëm valutat kryesore – Euro vijon të mos luhatet!
Dollari amerikan është blerë sot me 93.6 lekë dhe është shitur me 94.7 lekë duke regjistruar rritje nga dje. Euro vijon edhe sot të mos luhatet teksa është......

Ministeriali për Klimën, Balluku paraqet ecurine e Shqipërisë - Nënshkruhet deklaratat nga Ministrat e 123 shteteve për trefishimin e energjisë së rinovueshme
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, ka marrë pjesë në Ministerialin e zhvilluar në kuadër të Konferencës......

Shqiptarët, 180 milionë euro për t’u siguruar në 2023 - Tregu rritet me 9.64%, totali i dëmeve të paguara nga kompanitë 3.9 milliardë deri në tetor
Tregu i sigurimeve ka arkëtuar këtë vit një total prej rreth 180 milionë eurosh, duke shënuar një rritje prej 10% krahasuar me një vit më parë, rritje që në......

Tensionet gjeopolitike mbështesin naftën - Fitimet kufizohen nga shqetësimet për ngadalësimin e kërkesës
Çmimet e naftës i janë rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, për shkak të paqartësive mbi uljen vullnetare të prodhimit nga OPEC+ dhe tensioneve në Lindjen e......