Rritet varfëria shëndetësore në Itali - 10% më shumë njerëz se një vit më parë kërkojnë ndihmë

Në vitin 2023 në Itali, pothuajse 430 mijë njerëz u gjendën në kushte të varfërisë shëndetësore, të cilëve iu desh të kërkonin ndihmë nga një prej organizatave shëndetësore për të marrë ilaçe dhe trajtime falas. Një shifër e cila sipas raportit të 11-të “Dhurimi për kurim – Varfëria shëndetësore dhe dhurimi i barnave”, është rritur me 10% krahasuar me vitin e kaluar, kur ishin 386 mijë persona në situata të varfërisë shëndetësore.
Ndërsa shpenzimet familjare farmaceutike rriten, pesha që përballon Shërbimi Shëndetësor Kombëtar ulet. Në vitin 2022, në fakt, shpenzimet totale të shëndetësisë janë të barabarta me 22.46 miliardë euro, 2.3 miliardë më shumë krahasuar me vitin 2021. Krahasuar me një vit më parë, familjet -të varfra dhe jo vetëm, kanë paguar 704 milionë euro më shumë nga xhepi i tyre. Në gjashtë vjet 2017-2022, shpenzimet e kujdesit shëndetësor dhe farmaceutikës familjare janë rritur me 1.84 miliardë euro, +22.8%.
Të gjitha familjet po e mbështesin rritjen nga xhepat e tyre, jo vetëm ato të varfrat, të cilët duhet të paguajnë të gjithë koston e barnave pa recetë. Refuzimi për të kryer vizita specialistike, pesë herë më i lartë se ai i pjesës tjetër të popullsisë, kontribuon në cenimin e gjendjes shëndetësore të familjeve të varfra në vështirësi ekonomike.
Raporti në këtë drejtim kujton se organizatat jofitimprurëse kryesisht aktive në shërbimet shëndetësore janë 12578 dhe punësojnë 103 mijë persona. Prej tyre, 5.587 financojnë aktivitetet e tyre kryesisht nga burime publike. Duke marrë parasysh vetëm këtë nëngrup, organizatat jofitimprurëse përfaqësojnë të paktën një të pestën e totalit të objekteve shëndetësore italiane, mbi 27.000, duke gjeneruar një vlerë prej 4.7 miliardë euro.
Më në fund, konfirmohet lidhja rrethore midis varfërisë së të ardhurave dhe varfërisë shëndetësore: përqindja e atyre në kushte të këqija ose shumë të këqija shëndetësore është më e lartë midis atyre në kushte të pasigurta ekonomike sesa në pjesën tjetër të popullsisë. Për më tepër, cilësia e jetës e lidhur me probleme serioze shëndetësore është më e keqe për ata me më pak burime sesa për ata me të ardhura mesatare-të larta - 25.2% krahasuar me 21.7%. Burimet ekonomike nuk mbrojnë në vetvete nga patologjitë serioze, sidomos me rritjen e moshës, por lejojnë një përballje më të mirë me pasojat e tyre.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Fenomeni i vjedhjes së ullinjve në Greqi - Kultivuesit pajisin pemët me GPS dhe punësojnë roje private
Kultivuesi grek i ullirit Panajotis Tsafaras është detyruar të ruajë pemët e tij dy herë në ditë për të shmangur hajdutët që përpiqen të vjedhin të korrat......

Kriza ekonomike, kur Gjermania bënte ligjin - Dy të tretat e gjermanëve ende mbështesin “frenimin e borxhit”
Dy javë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ndalonte rishpërndarjen e shpenzimeve, qeveria gjermane u gjend në pozitë jashtëzakonisht të vështirë për të......

Franca zbulon një depozitë të madhe hidrogjeni të bardhë - Objektivi, nxjerrja e karburantit të pastër deri në vitin 2028
Pranë kufirit franko-gjerman, në një zonë ku dikur ndodheshin minierat e qymyrit, është zbuluar në Francë depozita e hidrogjenit të bardhë, të cilën ekspertët......

Gara për furnizimin me lëndë të para për bateri - Prodhuesit europianë të automjeteve me kontrata që nuk plotësojnë kërkesat
Europa ka mbetur prapa SHBA-së dhe Kinës për sa i përket aftësisë së saj për të siguruar lëndët e para të nevojshme për bateritë e automjeteve elektrike. Sipas......

Çdo automjet mund të “jetojë” dy jetë - Si mjetet e vjetra shndërrohen në elektrike
Lunaz është një nga kompanitë e para në botë që konverton automjetet e vjetra në elektrike. Aksionet e saj përfshijnë "yje" si futbollisti David Beckham dhe......

Rriten ndjeshëm valutat kryesore – Euro vijon të mos luhatet!
Dollari amerikan është blerë sot me 93.6 lekë dhe është shitur me 94.7 lekë duke regjistruar rritje nga dje. Euro vijon edhe sot të mos luhatet teksa është......

Ministeriali për Klimën, Balluku paraqet ecurine e Shqipërisë - Nënshkruhet deklaratat nga Ministrat e 123 shteteve për trefishimin e energjisë së rinovueshme
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, ka marrë pjesë në Ministerialin e zhvilluar në kuadër të Konferencës......

Shqiptarët, 180 milionë euro për t’u siguruar në 2023 - Tregu rritet me 9.64%, totali i dëmeve të paguara nga kompanitë 3.9 milliardë deri në tetor
Tregu i sigurimeve ka arkëtuar këtë vit një total prej rreth 180 milionë eurosh, duke shënuar një rritje prej 10% krahasuar me një vit më parë, rritje që në......