Marrëveshja për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë - Meloni: E domosdoshme dhe inovatore. Mund të bëhet precedent!

Një ditë pas dritës jeshile nga Këshilli i Ministrave, kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni mbrojti marrëveshjen e nënshkruar me Shqipërinë për pritjen e emigrantëve në vendin tonë. Ajo e cilësoi marrëveshjen si inovatore dhe të domosdoshme, dhe sipas saj e majta italiane e kundërshton pasi shpreson në një dështim të qeverisë. Kjo e fundit sipas Melonit do ia dalë të zgjidhë situatën emergjente të emigrantëve të krijuar prej kohësh në Itali.
Meloni shkoi më tej duke shpjeguar se marrëveshja në fjalë mund të kthehet në një precedentë që mund të zbatohet në shumë vende duke respektuar plotësisht të drejtën ndërkombëtare.
Mbledhja e Këshillit të Ministrave në ‘Palazzo Chigi’ përfundoi pas rreth një ore e gjysmë, duke i dhënë dritën jeshile projektligjit për “Ratifikimin e Protokollit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane për forcimi i bashkëpunimit për çështjet e migracionit” nënshkruar në Romë më 6 nëntor 2023.
Në dy qendrat për emigrantët që do të ndërtohen në Shqipëri, “mund të merren vetëm personat e hipur në mjetet e autoriteteve italiane jashtë detit territorial të Republikës apo vendeve të tjera anëtare të Bashkimit Europian, edhe në vijim të operacioneve të shpëtimit”. Kështu thuhet ndër të tjera në projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes.
Ndërkohë, në Shqipëri, Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha, e ka dërguar këtë të mërkurë në Gjykatën Kushtetuese, marrëveshjen për emigrantët mes Shqipërinë dhe Italisë. Kjo parti kërkon nga gjykata deklarimin të papajtueshëm me Kushtetutën të këtij protokolli, ndalimin si dhe pezullimin e procedurave për ratifikimin nga Kuvendi.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Shqiptarët paguan 15 milionë euro për t’u siguruar jashtë - Numri i kontratave të Kartonit Jeshil u rrit 42.51%
Numri i shqiptarëve që kanë udhëtuar jashtë kufijve këtë vit, veçanërisht gjatë periudhave festive, ka shënuar ritje mjaft të fortë. Nga të dhënat zyrtare të......

Cilat vende i paguajnë mësuesit më shumë dhe më pak në Europë?
Mësuesit në të gjithë Europën kanë hyrë në grevë vitet e fundit për paga dhe kushte më të mira pune, ndërkohë që shumë sisteme arsimore europiane po vuajnë nga......

Çmimet e larta, si po ndryshon tendenca e kredisë së biznesit - Kompanitë nuk kanë nevojë për kredi afatshkurtra. Rritje e fortë huave për pasuri të paluajtshme
Gjatë dy viteve të fundit kompanitë në vend kanë përjetuar një situatë të mirë financiare, e cila reflektohet te zhvendosja e dukshme nga kreditë afatshkurtra......

Çfarë duhet të bëjnë bizneset kur u kopjohet emri?- Pr.ligj i ri për markat tregtare/ Beqiraj: Lehtësohen procedurat, fuqizohet mbrojtja
Një projektligj i ri i dedikuar për markat tregtare, i cili është hedhur për konsultim publik, synon të lehtësojë procedurën që duhet të ndjekë një biznes për......

Çfarë i sjell Shqipëria Europës? - Ambasadori Gonzato: BE ka arsye të forta për t’u zgjeruar
Në një kohë kur flasim për përfitimet që do të ketë Shqipëria nga integrimi në Bashkimin Europian, i jepet rëndësi edhe një optike tjetër, asaj se cila është......

Copernicus: 2023, zyrtarisht viti më i nxehtë në histori!
2023 është në rrugën e duhur për t'u bërë viti më i nxehtë në histori sipas Copernicus, Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike në Europë. Nëntori ishte muaji i......

Importi i makinave koreane, rekord historik në Shqipëri - Tejkalojnë Zvicrën, tregu arrin 6 miliardë lekë!
Viti 2023 rezulton të ketë qenë një vit bumi për importin e makinave nga Korea duke përmbysur ndjeshëm tendencën e viteve të fundit. SCAN ka analizuar të......

A do të ulë BQE-ja normat e interesit vitin e ardhshëm dhe pse ka rëndësi?
BQE-ja do të mblidhet më 14 dhjetor 2023 dhe analistët presin që banka qendrore e Europës të ulë normat e interesit. Herën e fundit, ajo ndaloi tarifat në 4%,......