Shqipëria Postuar më 6 Dhjetor 2023, 14:23

Qendër Multifunksionale në Parkun e Vjosës - Rama: Jemi në fazë rishikimi të zonave të mbrojtura

Nga SCAN TV
Qendër Multifunksionale në Parkun e Vjosës - Rama: Jemi në

Tre studio të përzgjedhura midis 16 aplikimeve, prezantuan projektet e tyre për Qendrën Multifunksionale dhe Stacionet e Informacionit, që do ndërtohet në Parkun Kombëtar të Vjosës. Qendra do të shërbejë si një vend takimi, informacioni, dialogu, kërkimi shkencor dhe shkëmbimi midis vizitorëve të ndryshëm, ndërkohë që projekti fitues do të zgjidhet nga një juri e përbërë nga ekspertët më të mirë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, me pjesëmarrjen edhe të Kryeministrit Edi Rama.

Unë kam bindjen e plotë që ky projekt, i cili do fillojë të materializohet menjëherë pas përzgjedhjes së fituesit do të jetë projekti që do të hapë pikërisht edhe atë shteg të perspektivës së të ardhmes, jo vetëm për peshqit dhe për zogjtë dhe për lulet, por dhe për njerëzit dhe mbi të gjitha për vajzat dhe djemtë që rriten në mes të kësaj mrekullie të natyrës, por që nuk mund të jetojnë vetëm duke parë natyrën, por kanë nevojë të gjejnë të gjitha arsyet që jetën e tyre ta ndërtojnë në atë zonë, duke pasur mundësinë të jetojnë po aq mirë sa vetë Vjosa, të mbrojtur, të mbështetur dhe të financuar nga aktiviteti i tyre ekonomik dhe social.

Ndërkaq, Rama foli edhe për projektligjin që është depozituar nga 12 deputetë të Partisë Socialiste për ndryshime në ligjin “Për zonat e mbrojtura”, që synon hapjen rrugë të ndërtimeve brenda territoreve që kanë status mbrojtjeje.

Sot, ne jemi në një fazë rishikimi të zonave te mbrojtura që vijnë si rezultat i një kërkese të vazhdueshme këmbëngulëse të një numri të konsiderueshëm kryetarësh bashkish, të cilët janë të vetëdijshëm për nevojën e konsolidimit të natyrës, por të cilët janë natyrshëm me ambicie dhe nën presionin  e madh për zhvillim ekonomik dhe social. Dhe kombinimi i këtyre të dyjave është një domosdoshmëri. Kështu që, as fantazimi symbyllur i njërës palë për të kundërshtuar çdo gjë dhe as pa diskutim nevoja për të prekur çdo gjë në emër të zhvillimit, nuk duhet të na pengojë që ne të gjejmë një ekuilibër sa më harmonik mes të dyjave, gjë që programi dhe projekti i Vjosës si park kombëtar do të vazhdojë të na udhëheqë dhe cilido që do të jetë përballë nesh për të na treguar sesi mbrohet natyra, sesi duhet të jemi të vetëdijshëm për mbrojtjen e natyrës, sesi nuk duhet të prekim asgjë rreth e rrotull ne do t’i kujtojmë Parkun Kombëtar të Vjosës.

Edhe deputetët që kanë depozituar draftin e argumentojnë nevojën e ndryshimit të ligjit me pengesat e krijuara në terren për të zhvilluar projekte brenda zonave që gëzojnë status mbrojtjeje, që ligji aktual e ndalon për shkak të dëmeve të pakthyeshme që sjellin në mjedis.

Ola Mitre / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat