Bitcoin thyen edhe nivelin e 44,000 USD - Societe Generale, e para bankë që hedh në treg një “stablecoin”

Bitcoin po tregtohet pranë 44,000 dollarëve në sesionin e sotëm dhe po realizon fitimet më të gjatë në seri që nga maji i këtij viti, për shkak të pritshmërive për lehtësimin e politikave monetare nga bankat qendrore. Aseti më i madh dixhital po qëndron në rritje për të shtatën ditë me radhë, duke avancuar me afërsisht 16%, ndërsa fitimet për këtë vit kanë arritur deri në 160%. Që nga mesi i shtatorit, kur filloi edhe rritja e madhe, bitcoin ka fituar rreth 80% të vlerës dhe me shpejtësi i kapërceu nivelet e 30,000 dhe 40,000 dollarëve.
Së bashku me bastet se Rezerva Federale mund të fillojë të ulë normat e interesit vitin e ardhshëm, rritja e bitcoin është nxitur edhe nga spekulimet se SHBA mund të jetë afër lejimit të fondeve të tregtuara në shkëmbim në Bitcoin. Ndër zhvillimet e tjera, banka franceze, Societe Generale njoftoi se ka filluar tregtimi i “stablecoin”-it ose “monedhës së qëndryeshme” të quajtur EUR Coinvertible, në platformën europiane të këmbimit të kriptomonedhave, Bitstamp.
“Stablecoin” i bazuar në Ethereum u zhvillua nga divizioni i kriptove të bankës franceze, Societe Generale Forge, dhe u prezantua në prill si një mjet për klientët institucionalë për të lidhur tregjet tradicionale të kapitalit dhe asetet dixhitale. Stabilcoin u përdor për herë të parë të hënën nga AXA IM, njësia e menaxhimit të aseteve të gjigantit të sigurimeve AXA, për të blerë 5 milionë euro obligacione të gjelbëra të tokenizuara.
Listimi i EUR Coinvertible në Bitstamp me qendër në Luksemburg zgjeron aksesin tek tregtarët me pakicë dhe shënon rastin e parë që një “monedhë e qëndrueshme” e emetuar nga një bankë plotësisht e rregulluar, është e disponueshme në një “Exchange” kriptomonedhash.
SCAN
Sondazh

Bursat europiane, në pritje të punësimit - Indeksi DAX i Gjermanisë prek nivelin më të lartë historik
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, por megjithatë kujdesi vijon të jetë prezent. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 po qëndron në rritje......

Punësimi në rrezik pasi sektori i ndërtimit në eurozonë vazhdon të tregojë shenja rënieje!
Indeksi i Aktivitetit Total të PMI të Ndërtimit të eurozonës ra në 43.4 në nëntor, pak më i lartë nga niveli më i ulët dhjetë-mujor i tetorit prej 42.7, sipas......

92 kredi me kushte lehtësuese për punonjësit e Policisë së Shtetit – Mete: Projekti do të vijojë edhe vitin e ardhshëm!
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, mori pjesë në ceremoninë e akordimit të 92 kredive për përfitimin e banesave për punonjësit e Policisë së......

Qendër Multifunksionale në Parkun e Vjosës - Rama: Jemi në fazë rishikimi të zonave të mbrojtura
Tre studio të përzgjedhura midis 16 aplikimeve, prezantuan projektet e tyre për Qendrën Multifunksionale dhe Stacionet e Informacionit, që do ndërtohet në......

Njohja e pensioneve me Italinë, “peng” i një firme! - Presidenti i shoqatës “Diaspora ’91-19’, Balla: Skema sesi do të funksionojë marrëveshja
Ajo çfarë po mban peng nisjen e procedurave në zbatim të marrëveshjes për njohjen e pensioneve me Italinë është firma nga Ministri i Jashtëm Italian dhe ai......

Marrëveshja për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë - Meloni: E domosdoshme dhe inovatore. Mund të bëhet precedent!
Një ditë pas dritës jeshile nga Këshilli i Ministrave, kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni mbrojti marrëveshjen e nënshkruar me Shqipërinë për pritjen e......

Shqiptarët paguan 15 milionë euro për t’u siguruar jashtë - Numri i kontratave të Kartonit Jeshil u rrit 42.51%
Numri i shqiptarëve që kanë udhëtuar jashtë kufijve këtë vit, veçanërisht gjatë periudhave festive, ka shënuar ritje mjaft të fortë. Nga të dhënat zyrtare të......

Cilat vende i paguajnë mësuesit më shumë dhe më pak në Europë?
Mësuesit në të gjithë Europën kanë hyrë në grevë vitet e fundit për paga dhe kushte më të mira pune, ndërkohë që shumë sisteme arsimore europiane po vuajnë nga......