Bota Postuar më 7 Dhjetor 2023, 09:55

British American Tobacco paralajmëron “lamtumirën” - Tregu i saj tradicional nuk ka të ardhme afatgjatë

Nga SCAN TV
British American Tobacco paralajmëron “lamtumirën” - Tregu

British American Tobacco konfirmoi se do të regjistrojë një humbje prej rreth 31.5 miliardë dollarë pasi të rivlerësonte disa marka të cigareve amerikane, duke pranuar se tregu i saj tradicional nuk ka të ardhme afatgjatë.

Lëvizja e BAT vjen pasi rregullimi gjithnjë e më i rreptë dhe ndërgjegjësimi në rritje për rreziqet shëndetësore shtrëngojnë biznesin tradicional të kompanive të duhanit, duke shkaktuar rënie në vëllimet e cigareve në disa tregje.

Kreu i Kërkimeve të Aksioneve në Quilter Cheviot, Chris Beckett, tha se e ardhmja për kompanitë si BAT do të varet nga sa shpejt mund të lëvizin drejt zëvendësimit të produkteve tradicionale me alternativa në një mënyrë fitimprurëse.

Prodhuesi i cigareve Lucky Strike dhe Dunhill vuri në dukje gjithashtu sfidat ekonomike në SHBA, ku disa konsumatorë të lodhur nga inflacioni po iu drejtohen markave më të lira dhe rritja e vape - ve të paligjshme ushtrojnë presion mbi divizionin e saj të cigareve në SHBA.

Këta faktorë, të kombinuar me largimin më të gjerë nga pirja e duhanit, nënkuptojnë se do të duhet një rregullim i ri i mënyrës se si trajtohen disa nga markat e saj amerikane në bilanc, duke e zhvendosur vlerën e tyre në një jetëgjatësi të kufizuar prej 30 vjetësh.

Kjo do të rezultojë në një tarifë zhvlerësimi prej rreth 31.50 miliardë dollarë. Markat e saj Neëport, Camel, Pall Mall dhe Natural American Spirit janë më të prekurat nga kjo goditje.

Aksionet e BAT ranë me më shumë se 8% në tregtinë e hershme në nivelet më të ulëta 4-1/2 vit, duke ‘fshirë’ rreth 4 miliardë paund të vlerës së kompanisë. Ashtu si rivalët, BAT ka investuar shumë në alternativat e pirjes së duhanit si vape - t.

Ajo po ushqen një ambicie të re për të gjeneruar 50% të të ardhurave të saj nga lëndët jo të djegshme deri në vitin 2025 dhe tha se tani pret që biznesi i saj nga ‘kategori të reja’ të tilla të thyhet në vitin 2023, një vit përpara parashikimit aktual.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat