Receta e veçantë gjermane për shpëtimin e ekonomisë - “Anuloni dy festa zyrtare për të “shpëtuar” 30 miliardë euro”

Për shumë punonjës pushimet, janë një mundësi e mirë për të shpëtuar për një moment nga rutina stresuese e përditshme. Ekonomistët gjermanë ndërkohë propozojnë që në të ardhmen të shfuqizohen dy festa. Sepse, sipas tyre, kostot në rritje për klimën dhe mbrojtjen nuk mund të përballohen.
Për të mbyllur “hendekun strukturor prej 15 deri në 30 miliardë euro”, politikanët paraqesin zgjidhje të ndryshme. Disa ekonomistët nga ana e tyre propozojnë heqjen e dy festave publike. Kjo masë synon jo vetëm uljen e deficitit buxhetor, por edhe stimulimin e aktivitetit ekonomik.
Në komentet e tyre për mediat gjermane, ata nuk përmendin ndonjë festë të veçantë publike që mund të shfuqizohet. Megjithatë, sugjerojnë që e hëna e Pashkëve të konsiderohet si një opsion i mundshëm.
Ekonomistët pohojnë se heqja e dy festave publike do të rriste ofertën e punës me gati një për qind. Kjo masë konsiderohet një mjet për rritjen e aktivitetit ekonomik në një kohë të mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar dhe inflacionit. Sipas tyre, heqja e dy festave publike mund të rrisë produktin e brendshëm bruto me 0.5 për qind.
Prandaj, ata u bëjnë thirrje partive në pushtet që jo vetëm të marrin në konsideratë shkurtimin e shpenzimeve dhe rritjen e taksave, por edhe të marrin në konsideratë rritjen reale të orarit të punës, raportojnë mediat gjermane.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

British American Tobacco paralajmëron “lamtumirën” - Tregu i saj tradicional nuk ka të ardhme afatgjatë
British American Tobacco konfirmoi se do të regjistrojë një humbje prej rreth 31.5 miliardë dollarë pasi të rivlerësonte disa marka të cigareve amerikane, duke......

Konsumi i ujit, problem për inteligjencën artificiale - Google, Microsoft dhe Meta po punojnë për t’u bërë “pozitivë ndaj ujit”
Gara globale për hapin e ardhshëm të inteligjencës artificiale gjeneruese po shton kujdesin e publikut mbi një çështje mjedisore të anashkaluar shpesh, por......

Nafta, në nivelin më të ulët në 5 muaj - Ndikon frika për ngadalësimin e kërkesës në Kinë
Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, pasi tregjet vijojnë të dyshojnë në lidhje me ndikimin e vendimit të OPEC+ për të ulur prodhimin. Edhe të dhënat......

Euro, performuesja më e dobët - Rriten shanset që BQE të ulë normat e interesit në mars
Euro po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, përballë dollarit amerikan, për shkak të rritjes së basteve se Banka Qendrore Europiane do të ulë interesat......

Ari, i qëndrueshëm pranë 2,040 USD - Investitorët presin të dhënat mbi punësimin në SHBA
Ari po tregtohet i qëndrueshëm edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po presin të dhënat mbi punësimin në SHBA, që do të publikohen të premten, dhe do......

Bitcoin thyen edhe nivelin e 44,000 USD - Societe Generale, e para bankë që hedh në treg një “stablecoin”
Bitcoin po tregtohet pranë 44,000 dollarëve në sesionin e sotëm dhe po realizon fitimet më të gjatë në seri që nga maji i këtij viti, për shkak të pritshmërive......

Bursat europiane, në pritje të punësimit - Indeksi DAX i Gjermanisë prek nivelin më të lartë historik
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, por megjithatë kujdesi vijon të jetë prezent. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 po qëndron në rritje......

Punësimi në rrezik pasi sektori i ndërtimit në eurozonë vazhdon të tregojë shenja rënieje!
Indeksi i Aktivitetit Total të PMI të Ndërtimit të eurozonës ra në 43.4 në nëntor, pak më i lartë nga niveli më i ulët dhjetë-mujor i tetorit prej 42.7, sipas......