Zhvillimi i Inteligjencës Articiale - Alphabet prezanton modelin e tij më të avancuar

Alphabet prezantoi modelin e tij më të avancuar të inteligjencës artificiale, një teknologji në gjendje për të grumbulluar forma të ndryshme informacioni si video, audio dhe tekst.
I quajtur Gemini, modeli i shumëpritur i inteligjencës artificiale të pronarit të Google është në gjendje të arsyetojë dhe të kuptojë informacione më të sofistikuara me një shkallë më të madhe nuancash sesa teknologjia e mëparshme e Google.
Drejtori Ekzekutiv i Alphabet, Sundar Pichai u shpreh se kjo epokë e re e modeleve përfaqëson një nga përpjekjet më të mëdha shkencore dhe inxhinierike që kanë ndërmarrë si kompani.
Që nga lansimi i ChatGPT të OpenAI afërsisht një vit më parë, Google është në garë për të prodhuar softuer të IA që rivalizon atë që kompania e mbështetur nga Microsoft ka prezantuar. Google shtoi një pjesë të teknologjisë së re të modelit Gemini tek asistenti i tij i AI Bard duke shtuar se synon të krijojë versionin e tij më të avancuar të Gemini përmes Bard në fillim të vitit të ardhshëm.
Alphabet tha se po krijon tre versione të Gemini, secila prej të cilave është krijuar për të përdorur një sasi të ndryshme të fuqisë përpunuese. Versioni më i fuqishëm është krijuar për të ekzekutuar në qendrat e të dhënave dhe më i vogli do të funksionojë në mënyrë efikase në pajisjet e telefonave.
Alphabet njoftoi gjithashtu një gjeneratë të re të çipave të saj të inteligjencës artificiale të krijuar me porosi, ose njësive të përpunimit tensor - TPU. ‘Cloud TPU v5p’ është projektuar për të trajnuar modele të mëdha të IA dhe është i bashkuar në grupe prej 8.960 çipash.
Versioni i ri i përpunuesve të tij të klientëve mund të trajnojë modele të mëdha gjuhësore gati tre herë më shpejt se gjeneratat e mëparshme. Çipat e rinj tashmë janë në dispozicion për zhvilluesit.
Dorina Kurtaj / SCAN

Sërish rritje për Dollarin, Frangën dhe Paundin – Çfarë po ndodh me monedhën europiane?
Dollari amerikan ka shënuar sërish edhe sot një rritje të vlerës krahasuar me ditën e djeshme teksa është blerë këtë mëngjes me 93.8 lekë dhe është shitur me......

Receta e veçantë gjermane për shpëtimin e ekonomisë - “Anuloni dy festa zyrtare për të “shpëtuar” 30 miliardë euro”
Për shumë punonjës pushimet, janë një mundësi e mirë për të shpëtuar për një moment nga rutina stresuese e përditshme. Ekonomistët gjermanë ndërkohë propozojnë......

British American Tobacco paralajmëron “lamtumirën” - Tregu i saj tradicional nuk ka të ardhme afatgjatë
British American Tobacco konfirmoi se do të regjistrojë një humbje prej rreth 31.5 miliardë dollarë pasi të rivlerësonte disa marka të cigareve amerikane, duke......

Konsumi i ujit, problem për inteligjencën artificiale - Google, Microsoft dhe Meta po punojnë për t’u bërë “pozitivë ndaj ujit”
Gara globale për hapin e ardhshëm të inteligjencës artificiale gjeneruese po shton kujdesin e publikut mbi një çështje mjedisore të anashkaluar shpesh, por......

Nafta, në nivelin më të ulët në 5 muaj - Ndikon frika për ngadalësimin e kërkesës në Kinë
Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, pasi tregjet vijojnë të dyshojnë në lidhje me ndikimin e vendimit të OPEC+ për të ulur prodhimin. Edhe të dhënat......

Euro, performuesja më e dobët - Rriten shanset që BQE të ulë normat e interesit në mars
Euro po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, përballë dollarit amerikan, për shkak të rritjes së basteve se Banka Qendrore Europiane do të ulë interesat......

Ari, i qëndrueshëm pranë 2,040 USD - Investitorët presin të dhënat mbi punësimin në SHBA
Ari po tregtohet i qëndrueshëm edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po presin të dhënat mbi punësimin në SHBA, që do të publikohen të premten, dhe do......

Bitcoin thyen edhe nivelin e 44,000 USD - Societe Generale, e para bankë që hedh në treg një “stablecoin”
Bitcoin po tregtohet pranë 44,000 dollarëve në sesionin e sotëm dhe po realizon fitimet më të gjatë në seri që nga maji i këtij viti, për shkak të pritshmërive......