India po përgatit parkun më të madh energjetik në botë - Kosto prej 2.26 miliardë dollarësh dhe sipërfaqe sa Singapori

Një park i energjisë së rinovueshme do të ndërtohet përmes hapësirës së zhveshur të shkretëtirës së madhe të kripës që ndan Indinë nga Pakistani, do të kushtojë, sipas vlerësimeve të hershme, të paktën 2.26 miliardë dollarë dhe do të mbulojë një sipërfaqe prej 726 km katrorë, sa madhësia e Singaporit. Ai do të jetë aq i madh sa do të jetë i dukshëm nga hapësira pas tre vitesh kur pritet të përfundojë dhe do të njihet si Parku i Energjisë së Rinovueshme Kavda.
Do të jetë parku më i madh në botë i energjisë së rinovueshme, diellore dhe erës, që pritet të ofrojë 30 gigavat energji të rinovueshme dhe në këtë mënyrë të mbulojë nevojat për energji të 18 milionë familjeve. 4000 punëtorë dhe 500 inxhinierë që janë vendosur në zonë tani po punojnë me shpejtësi për ndërtimin e tij. Të tjerë po instalojnë shtyllat mbi të cilat do të mbështeten fotovoltaikët dhe të tjerë po ndërtojnë tani themelet e turbinave gjigante me erë, ndërsa transportojnë materiale ndërtimi, ndërtojnë nënstacione dhe vendosin tela e rrjete për kilometra të tëra.
Por e veçanta e këtij aktiviteti të ethshëm industrial qëndron në faktin se ai zhvillohet në mes të shkretëtirës Rann në shtetin Gujarat të Indisë, një shkretëtirë kripe dhe kënetash, e vendosur në një distancë prej të paktën 70 km nga zona më e afërt e banuar por shumë afër një prej vijave kufitare më të trazuara mes dy vendeve aziatike. India planifikon të instalojë 500 gigavat impiante të prodhimit të energjisë së pastër deri në fund të dekadës dhe të arrijë objektivin e gjurmës zero të karbonit deri në vitin 2070.
Kjo do të thotë se ky park i veçantë i burimeve të rinovueshme do të kontribuojë në mënyrë të vendosur në kalimin e vendit më të populluar në botë në realitetin e ri në të cilin India do të prodhojë energji pa asnjë emetim të gazrave të shkarkimit. Deri më tani, sigurisht, India ende furnizohet me energji kryesisht përmes përdorimit të lëndëve djegëse fosile pasi ato prodhojnë 70% të energjisë elektrike të konsumuar nga vendi. Burimet e rinovueshme të energjisë kontribuojnë vetëm në 10% të nevojave të Indisë për energji elektrike. Përveç kësaj, vendi aziatik në zhvillim është aktualisht i treti në botë për sa i përket emetimeve pas SHBA-së dhe Kinës.
Ndërkohë, rreth 200 km nga qyteti industrial Mundra, gjithashtu në bregdetin e shtetit Gujarat, grupi indian Adani prodhon pjesët diellore dhe të erës që nevojiten për parkun e rinovueshëm. Dhe është një nga rajonet e pakta në Indi ku shumica e komponentëve dhe pjesëve prodhohen nga e para. Industria fqinje e erës planifikon të prodhojë 300 turbina në vit, me çdo gjenerator turbinash që prodhon 5.2 megavat energji të pastër.
Burime në industrinë e energjisë së rinovueshme vlerësojnë se parku i rinovueshëm Kavda do të jetë një shkas dhe frymëzim për vendet e tjera në zhvillim. Por për shkak se gjërat nuk janë kurrë të njëanshme, ekspertët e mjedisit shprehin rezerva. Ndërsa ata e njohin rëndësinë e tranzicionit drejt burimeve të rinovueshme të energjisë, ata këmbëngulin se vendimi i Indisë për të lejuar instalimin e projekteve të tilla të energjisë së pastër pa studime paraprake të ndikimit mjedisor ka të ngjarë të ketë pasoja negative.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Zhvillimi i Inteligjencës Articiale - Alphabet prezanton modelin e tij më të avancuar
Alphabet prezantoi modelin e tij më të avancuar të inteligjencës artificiale, një teknologji në gjendje për të grumbulluar forma të ndryshme informacioni si......

Sërish rritje për Dollarin, Frangën dhe Paundin – Çfarë po ndodh me monedhën europiane?
Dollari amerikan ka shënuar sërish edhe sot një rritje të vlerës krahasuar me ditën e djeshme teksa është blerë këtë mëngjes me 93.8 lekë dhe është shitur me......

Receta e veçantë gjermane për shpëtimin e ekonomisë - “Anuloni dy festa zyrtare për të “shpëtuar” 30 miliardë euro”
Për shumë punonjës pushimet, janë një mundësi e mirë për të shpëtuar për një moment nga rutina stresuese e përditshme. Ekonomistët gjermanë ndërkohë propozojnë......

British American Tobacco paralajmëron “lamtumirën” - Tregu i saj tradicional nuk ka të ardhme afatgjatë
British American Tobacco konfirmoi se do të regjistrojë një humbje prej rreth 31.5 miliardë dollarë pasi të rivlerësonte disa marka të cigareve amerikane, duke......

Konsumi i ujit, problem për inteligjencën artificiale - Google, Microsoft dhe Meta po punojnë për t’u bërë “pozitivë ndaj ujit”
Gara globale për hapin e ardhshëm të inteligjencës artificiale gjeneruese po shton kujdesin e publikut mbi një çështje mjedisore të anashkaluar shpesh, por......

Nafta, në nivelin më të ulët në 5 muaj - Ndikon frika për ngadalësimin e kërkesës në Kinë
Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, pasi tregjet vijojnë të dyshojnë në lidhje me ndikimin e vendimit të OPEC+ për të ulur prodhimin. Edhe të dhënat......

Euro, performuesja më e dobët - Rriten shanset që BQE të ulë normat e interesit në mars
Euro po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, përballë dollarit amerikan, për shkak të rritjes së basteve se Banka Qendrore Europiane do të ulë interesat......

Ari, i qëndrueshëm pranë 2,040 USD - Investitorët presin të dhënat mbi punësimin në SHBA
Ari po tregtohet i qëndrueshëm edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po presin të dhënat mbi punësimin në SHBA, që do të publikohen të premten, dhe do......