Shqipëria Postuar më 7 Dhjetor 2023, 14:17

Indeksi i AmCham/Në rritje perceptimi në luftën kundër korrupsionit në administratë

Nga SCAN TV

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri ka publikuar Indeksin e Biznesit në Shqipëri, që tregon për një përmirësim të lehtë të treguesve, por duke mbetur gjithsesi nën mesataren.

Të dhënat u paraqitën përpara mediave nga Neritan Mullaj, Drejtor Ekzekutiv i Dhomës, sipas të cilit problem në perceptimin e kompanive mbeten korrupsioni, monopolet, konkurrenca e pandershme, apo ekonomia informale.

Ndërkohë, që përmirësim ka shënuar perceptimi i bizneseve të Dhomës Amerikane sa i përket luftës kundër korrupsionit.

Indeksi i Biznesit publikohet çdo vit nga Dhoma Amerikane e Tregtisë. Këtë vit kanë shprehur opinionet e tyre 70% e bizneseve që janë pjesë e kësaj dhome.

Lorenc Rabeta/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat