Shqipëria Postuar më 7 Dhjetor 2023, 11:28

Kuvendi miraton paketën fiskale dhe buxhetin 2024 – Seanca plenare zgjati vetëm rreth 8 minuta për shkak të situatës së tensionuar

Nga SCAN TV
Kuvendi miraton paketën fiskale dhe buxhetin 2024 – Seanca

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot nen për nen dhe në tërësi projektligjet e paketës fiskale dhe projektbuxhetin për vitin e ardhshëm.

Në një situatë të tensionuar për shkak të tymueseve dhe flakadanëve që u ndezën nga deputetët e opozitës projektligjet e mësipërme u miratuar nga shumica në një kohë record prej rreth 8 minutash.

Këto dokumente tashmë pritet të botohen në fletoren zyrtare dhe të hyjnë në fuqi në ditët e para të janarit 2024.

Projekligjet e paketës fiskale përfshijnë ndryshime në ligjin e akcizave, taksave kombëtare dhe procedurat tatimore. Ndërkohë, përsa i takon buxhetit të ardhurat parashikohen në 674.7 miliardë lekë, shpenzimet 735.9 miliardë lekë dhe deficiti buxhetor 55.3 miliardë lekë.

SCAN

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat