Shqipëria Postuar më 7 Dhjetor 2023, 13:31

Vendimi i Qeverisë/ Ngrihet në Elbasan Qendra Rajonale e Inovacionit të Institutit Evropian të Teknologjisë dhe Inovacionit për Lëndët e Para

Nga SCAN TV
Vendimi i Qeverisë/ Ngrihet në Elbasan Qendra Rajonale e Inovacionit

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për ngritjen e Qendrës Rajonale të Inovacionit të Institutit Evropian të Teknologjisë dhe Inovacionit për Lëndët e Para (EIT RawMaterials Regional Inovation Center). Qendra do të jetë në varësi të ministrit përgjegjës për minierat dhe industrinë dhe do ta ketë selinë në Elbasan.

Kjo qendër do të financohet nga buxheti i shtetit, donacione të subjekteve fizike dhe/ose juridike, nga sektori privat, vendas dhe/ose i huaj si dhe nga burime nga palë të treta, të destinuara për programin e veprimeve të Qendrës nga fonde të institucioneve ndërkombëtare të shteteve të veçanta dhe të organizatave të ndryshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Qendra do të ketë si mision koordinimin e veprimtarisë lidhur me inovacionin dhe zhvillimin në sektorin e lëndëve të para, në bashkëpunim me Institutin Evropian të Teknologjisë dhe Inovacionit për Lëndët e Para (në vijim EIT RaëMaterials).

Qendra do ta ushtrojë veprimtarinë e saj në këto fusha përgjegjësie:

a) Mbështetja e koordinimit në nivel kombëtar e rajonal për menaxhimin efektiv të burimeve të lëndëve të para minerare dhe përpunimit të tyre;

b) Nxitja e rritjes së inovacionit në sektorin e lëndëve të para;

c) Ofrimi i trajnimit dhe mendësisë sipërmarrëse për arsimin e lartë, arsimin profesional, për të mundësuar përgatitjen e një stafi të kualifikuar për këtë sektor dhe duke kufizuar largimin e të rinjve nga vendi;

ç) Nxitja e zhvillimit të bizneseve, forcimi i industrisë nxjerrëse dhe përpunuese në Shqipëri, futja e teknologjive të gjelbërta, sigurimi i licencës sociale për të vepruar, me qëllim rritjen e furnizimit me lëndë të parë nga Shqipëria në tregun evropian.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat