Turizmi, vendet e largëta preferojnë Shqipërinë - Në rritje të ndjeshme kinezët, turqit, ukrainasit dhe finlandezët
Gjatë këtij viti Shqipëria ka qenë një destinacion i preferuar turistik, jo vetëm nga shtetas të vendeve tradicionale, por edhe më larg. Të dhënat zyrtare tregojnë se në periudhën janar-tetor numrin më të madh të vizitorëve e ka regjistruar Kosova me 3,681 milionë, ose 37,6% të totalit të vizitorëve të huaj. Më pas ndjekin vizitorët nga Italia me 812,7 mijë, ose 9,5%, ndjekur nga Greqia 549,5 mijë, ose 8,8% të totalit të vizitorëve të huaj.
Krahas këtyre të dhënave vërehen edhe disa shifra interesante që kanë të bëjnë me rritjen e vizitorëve të huaj gjatë janar-tetorit 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritjen më të madhe në përqindje e kanë regjistruar vizitorët nga Kina me 183%, ose 10.944 persona. Ky fakt lidhet drejtpërdrejtë me heqjen e kufizimeve të COVID-19 nga ky vend. Rritje me 134% kanë regjistruar vizitorët nga Turqia ku në 10 muaj Shqipërinë e vizituan rreth 176 mijë shtetas turq.
Nga ana tjetër, ndonëse në gjendje luftë prej më shumë se një vit e gjysëm, rreth 80 mijë shtetas nga Ukraina kanë vizituar Shqipërinë, me një rritje krahasuar me një vit më parë prej 127%. Risi e shifrave të publikuara nga Ministria e Turizmit për këtë periudhë është Finlanda. Shtetasit nga vendi nordik kanë shfaqur interes të shtuar për Shqipërinë me një rritje të hyrjeve prej 107%, ndonëse numri i tyre është tepër modest me gati 16 mijë persona.
Ndërkohë, vërehet një rënie e ndjeshme e hyrjes së shtetasve nga Rusia me 48% krahasuar me një vit më parë, si dhe e serbëve me 3%.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

BEI: Kreditimi ngeci, por pritet përmirësim - Publikohet sondazhi mbi rajonin. Në Shqipëri do ketë përmirësim të cilësisë së huasë
Një sondazh i Bankës Evropiane të Investimeve për gjysmën e parë të vitit 2023 konkludon se kërkesa për kredi në Shqipëri ka shënuar stanjacion, ndërkohë që......

Kuvendi miraton paketën fiskale dhe buxhetin 2024 - Seanca plenare zgjati vetëm rreth 8 minuta për shkak të situatës së tensionuar
Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot nen për nen dhe në tërësi projektligjet e paketës fiskale dhe projektbuxhetin për vitin e ardhshëm. Ashtu sikurse ishte......

“Pas pagave, duhet vendim për rritjen e pensioneve” - Reforma, Xhumari: Të barazohet masa e kontributit që paguajnë të vetëpunësuarit
Nisma e Qeverisë për të rritur pagën mesatare në nivelin e 900 eurove, është një mënyrë sipas pedagoges Merita Xhumari për të mbushur arkën e Institutit të......

Indeksi i AmCham/Në rritje perceptimi në luftën kundër korrupsionit në administratë
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri ka publikuar Indeksin e Biznesit në Shqipëri, që tregon për një përmirësim të lehtë të treguesve, por duke mbetur......

Cili është faktori i ri që po fuqizon Lekun? - Meka: Qeveria po fiton masivisht nga kursi i këmbimit
Pavarësisht se fluksi i turistëve nuk është më në nivelet e sezonit veror, sërish kursi i këmbimit vijon të ndjekë të njëjtin trend, atë të fuqizimit të......

Ambasadori i sapoemëruar i BE-së në Shqipëri paraqet letrat kredenciale Presidentit Begaj!
Ambasadori i sapoemëruar i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, i dorëzoi sot letrat kredenciale Presidentit të Shqipërisë Bajram Begaj. “Kënaqësi që filloj......

Vendimi i Qeverisë/ Ngrihet në Elbasan Qendra Rajonale e Inovacionit të Institutit Evropian të Teknologjisë dhe Inovacionit për Lëndët e Para
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për ngritjen e Qendrës Rajonale të Inovacionit të Institutit Evropian të Teknologjisë dhe Inovacionit për Lëndët e......

Eksportuesit më të mëdhenj të çelikut të Turqisë vijnë në Tiranë! Në fokus rritja e volumit tregtar mes dy vendeve
Shoqata e Eksportuesve të Çelikut (ÇİB) do të vijë në Tiranë me qëllim rritjen e aktiviteteve në Ballkan, forcimin e prezencës në treg dhe krijimin e......