Gjigandët ndërkombëtarë D-Marin do të menaxhojnë portin turistik të Vlorës

Vlora Marina ka nënshkruar një tjetër marrëveshje partneriteti, këtë herë me D-Marin, rrjetin prestigjioz të menaxhimit të marinave në gjithë Mesdheun dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe për menaxhimin e plotë të shërbimeve në portin turistik të Vlorës.
Kjo është marrëveshja e parë e këtij lloji në Shqipëri dhe parashikon prezantimin e disa shërbimeve Premium, të njëjta në cilësi dhe standard me marinat më të mira të Mesdheut.
D-Marin merr përsipër të gjitha shërbimet e nevojshme për funksionimin e portit turistik të Vlorës, si ankorimi, furnizimi me karburant, siguri 24h, mirëmbajtje e mjeteve lundruese, sigurimi i paisjeve portative të marinës duke përfshirë automjetet dhe varkat e punës si dhe shumë të tjera të cilat do krijojnë një standard të ri për turizmin blu në vend dhe do e pozicionojnë Vlorën si destinacion të rëndësishëm në Mesdhe.
Vanova Strakosha, Drejtore e përgjithshme e Vlora Marina në fjalën e saj përpara nënshkrimit të marrëveshjes tha se ky bashkëpunim vendos standarde të reja në mënyrën e menaxhimit të marinave si dhe ofrimit për herë të parë të shërbimeve ekskluzive në Shqipëri.
Për D-Marin kjo marrëveshje është një përmbushje e kërkesës që vendi ka, për të sjellë koncepte të reja dhe për të ofruar më të mirën si për klientët e Marinës ashtu edhe për komunitetin.
Për ndërtimin e portit turistik kompania Vlora Marina do të investojë rreth 45 milion euro. Marina do të përmbajë 438 vende ankorimi për jahte dhe mega-jahte, me gjatësi deri në 50 metra. Marina, apo porti turistik i Vlorës, është një koncesion që parashikon transformimin e portit të vjetër industrial në një marinë turistike sipas strategjisë së shtetit shqiptar për zhvillimin e turizmit.
Pas përfundimit të periudhës koncensionare porti turisti i kalohet shtetit shqiptar. Vlera e marinës në momentin që do i dorëzohet shtetit shqiptar do jetë rreth 5 herë më e lartë sesa vlera e investimit për ndërtimin e saj. Kjo është marrëveshja e rradhës e rëndësishme që Vlora Marina nënshkruan në pak kohë. Më herët është nënshkruar marrëveshje me rrjetin prestigjioz Marriot, një marrëveshje që do të sjellë për herë të parë në Shqipëri konceptin e apartamenteve të branduara dhe hotelin me 5*, Vlora Marriot Hotel.
Ola Mitre/SCAN
Sondazh

Pensionet, pedagogia Merita Xhumari: Të ndryshojë formula e llogaritjes, të rriten koeficientët
Nisma e qeverisë për të rritur pagën mesatare në nivelin 900 Euro, është edhe një mënyrë për të rritur të ardhurat e fondit të sigurimeve shoqërore, në kushtet......

Ari, i qëndrueshëm pranë 2,050 USD - Tregjet presin punësimin në SHBA, pritet ngadalësim në nëntor
Tregu i metaleve të çmuara i është rikthyer fitimeve modeste në sesionin e sotëm, për shkak të dobësimit të dollarit amerikan dhe rënies së yield-it të......

Bitcoin kthen një pjesë të fitimeve - Tregu karakterizohet nga optimizmi për miratimin e ETF-ve
Bitcoin po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, pas fitimeve të konsiderueshme të realizuara në sesionet e fundit. Analistët po e konsiderojnë më tepër si një......

Ky start-up mund ta shndërrojë makinën tuaj me karburant në një EV në vetëm 8 orë!
Kostoja e një makine elektrike krejt të re përmendet shpesh si një nga ndalesat kryesore për pronarët e makinave që kërkojnë të bëjnë zgjedhje më të gjelbra......

Nafta bie me 10% brenda 1 jave - Çmimet, nën presion nga ngadalësimi i kërkesës në Kinë dhe SHBA
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, pas humbjeve të konsiderueshme të realizuara një ditë më parë, kur preku nivelin më të ulët në 6 muajt......

EUR/CHF, në nivelin më të ulët në 9 vite - Rriten shanset që BQE të ulë normat e interesit në takimin e marsit
Euro po këmbehet e qëndrueshme përballë dollarit amerikan, në sesionin e sotëm, por në raport me frangën zvicerane ka prekur nivelin më të ulët në 9 vitet e......

Bursat europiane i rikthehen humbjeve - Ekonomia e Eurozonës ra me 0.1% në tremujorin e tretë
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, duke pasuar humbjet e tregjeve aziatike dhe atyre amerikane. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 po......

Krerët e BE, vizitë zyrtare në Kinë - Samiti mes dy vendeve ka në fokus tregtinë dhe stabilitetin
Zyrtarët më të lartë të Bashkimit Europian u takuan në Pekin me presidentin e Kinës, Xi Jinping për samitin e tyre të parë në katër vitet e fundit, për të......