Pasuria e gjeneratës së re të miliarderëve - Pjesa më e madhe e trashëgojnë, nuk punojnë për ta pasur

Gjenerata e ardhshme e miliarderëve mbledh më shumë pasuri nga trashëgimia sesa nga puna, sipas UBS. Banka zvicerane e favorizuar nga super të pasurit thotë se 1000 miliarderë ka të ngjarë të kalojnë 5.2 trilion dollarë për fëmijët e tyre gjatë 20 viteve të ardhshme. Pra miliarderët e sapokrijuar kanë mbledhur më shumë nga pasuria e tyre nga vdekja e të afërmve sesa nga puna dhe sipërmarrja e tyre.
Nga 137 personat që u bënë miliarderë në 12 muajt deri në këtë prill, 53 trashëguan një total prej 150.8 miliardë dollarësh nga familja e tyre, zbuloi raporti i UBS. Kjo tejkalon 140.7 miliardë dollarët e kombinuar të krijuar nga "84 miliarderë të rinj të vetë-bërë" gjatë së njëjtës periudhë.
Banka tha se ishte hera e parë në historinë nëntëvjeçare të raportit të saj vjetor mbi pasurinë e 0.00004% më të pasur të shoqërisë që gjenerata e ardhshme e miliarderëve grumbulloi më shumë pasuri përmes trashëgimisë sesa sipërmarrjes.
Raporti shpjegon se rëndësia në rritje e këtyre familjeve mund të shihet në të gjitha rajonet kryesore gjeografike. Në Azi-Paqësor, pasuria mesatare e trashëgimtarëve ishte 2 miliardë dollarë krahasuar me 1.6 miliardë dollarë për sipërmarrësit. Në Amerikë, trashëgimtarët kishin vlerë 2.2 miliardë dollarë kundrejt 1.5 miliardë dollarëve të sipërmarrësve. Në Europë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë, pasuria mesatare e trashëgimtarëve është 4.4 miliardë dollarë - dyfishi i 2.2 miliardë dollarëve të sipërmarrësve.
Të dhënat e raportit publikohen në një moment kur ka një debat publik në rritje për rolin e taksës së trashëgimisë në ndihmën për të paguar shërbimet publike dhe për të ndihmuar familjet që luftojnë për të përballuar krizën e kostos së jetesës.
Në përgjithësi, numri i miliarderëve në mbarë botën u rrit me 7% në 2.544, dhe pasuria e tyre e kombinuar u rrit me 9% në 12 trilion dollarë, tha UBS. Kjo është rreth katër herë më shumë se PBB-ja e Mbretërisë së Bashkuar. Raporti tha se pasuria e madhe tashmë e transferuar te gjenerata e ardhshme ishte "vetëm maja e ajsbergut".
Gjatë 20 deri në 30 viteve të ardhshme, mbi 1000 nga miliarderët e sotëm ka të ngjarë të transferojnë më shumë se 5.2 trilion dollarë tek trashëgimtarët e tyre. Si ta llogarisim këtë numër? Thjesht duke mbledhur pasurinë e 1023 miliarderëve që sot janë 70 vjeç e lart. Duke parë në terma afatgjatë, pasuria e jashtëzakonshme që rezulton nga lulëzimi i aktivitetit sipërmarrës që nga vitet 1990 ka krijuar një themel për brezat e ardhshëm të familjeve miliardere.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Beteja për minierat e mineraleve të rralla - Kompanitë e teknologjisë kërkojnë metoda të reja përpunimi larg Kinës
Startup-et e teknologjisë po punojnë për të ndryshuar mënyrën se si rafinohen mineralet e rralla, elemente thelbësore për miliarda pajisje elektronike.......

Korporatat, objektiva tërheqës të dezinformimit - Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet me të cilat përballen kompanitë perëndimore
Ndërsa nuk është çudi që objektivi i dezinformimit është zakonisht publiku lexues apo edhe shtetet, ndoshta nuk është për t'u habitur që edhe gjigantët e......

Çmimet i rikthehen rritjes në Nëntor - Inflacioni, arrin 3.9%. Zarzavatet vijojnë me rritje dyshifrore
Të dhënat nga “Instituti i Statistikave” tregojnë se në muajin Nëntor të këtij viti norma e rritjes së çmimeve është regjistuar në 3.9%, ndërkohë që norma e......

Gjermania, e kapur në një kurth fiskal - E bllokuar nga borxhi, lufton për të financuar rritjen ekonomike
Në një moment negativ për Gjermaninë, i vetmi vend i G7 që rrëshqet në recesion këtë vit, ekonomia më e madhe e Europës dhe dikur një mrekulli financiare është......

Gjigandët ndërkombëtarë D-Marin do të menaxhojnë portin turistik të Vlorës
Vlora Marina ka nënshkruar një tjetër marrëveshje partneriteti, këtë herë me D-Marin, rrjetin prestigjioz të menaxhimit të marinave në gjithë Mesdheun dhe në......

Pensionet, pedagogia Merita Xhumari: Të ndryshojë formula e llogaritjes, të rriten koeficientët
Nisma e qeverisë për të rritur pagën mesatare në nivelin 900 Euro, është edhe një mënyrë për të rritur të ardhurat e fondit të sigurimeve shoqërore, në kushtet......

Ari, i qëndrueshëm pranë 2,050 USD - Tregjet presin punësimin në SHBA, pritet ngadalësim në nëntor
Tregu i metaleve të çmuara i është rikthyer fitimeve modeste në sesionin e sotëm, për shkak të dobësimit të dollarit amerikan dhe rënies së yield-it të......

Bitcoin kthen një pjesë të fitimeve - Tregu karakterizohet nga optimizmi për miratimin e ETF-ve
Bitcoin po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, pas fitimeve të konsiderueshme të realizuara në sesionet e fundit. Analistët po e konsiderojnë më tepër si një......