Tregjet mbushen me vaj ulliri fals - Europol: Është bërë i zakonshëm në vendet që e prodhojnë!

Rreth 260.000 litra vaj ulliri u sekuestruan në operacionin OPSON, i cili synonte grupet kriminale të përfshira në rishitjen e ushqimeve të falsifikuara ose të prishura.
Në një aksion të përbashkët të policisë italiane dhe spanjolle u arrestuan 11 persona dhe Europol konfirmoi se sasia e konsiderueshme e vajit të ullirit fals u shit si origjinal – pra si “vaj ulliri ekstra i virgjër”.
Shitja e vajit të ullirit fals, paralajmëron Europol, është bërë e zakonshme në vendet prodhuese të vajit të ullirit si Spanja dhe Italia.
Është konstatuar se anëtarët e grupeve të organizuara kriminale të përfshira në mashtrime ushqimore përdorin një variant më të keq të vajit të ullirit për të holluar produktin e tyre.
Vaji i ullirit fals, karakterizohet nga aciditeti i shtuar, shije të padëshirueshme dhe erë jashtëzakonisht të pakëndshme, për këtë arsye nuk është i përshtatshëm për konsum.
Europol sqaron gjithashtu se termi ‘lampante’ që po përdoret për këtë lloj vaji rrjedh nga përdorimi i tij historik kur përdorej si lëndë djegëse në llambat e naftës.
Sipas Europolit, shfaqja e vajit të ullirit fals është një ndërthurje e rrethanave të ndryshme, si inflacioni, reduktimi i prodhimit të vajit të ullirit dhe rritja e kërkesës.
Në bastisjet në Itali dhe Spanjë u sekuestruan katër automjete, 91 mijë euro dhe dokumente të ndryshme. Hetuesit italianë kontrolluan tre fabrika të vajit të ullirit në Siçili dhe Toskanë, të cilat dyshoheshin se prodhonin vaj ulliri fals.
Ata i kërkuan pronarit listën e klientëve, dokumentacionin dhe u morën mostrat e vajit të ullirit. Njëra prej këtyre kompanive u gjobit për etiketim jo të duhur të produktit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Zhvillimi në rritje i Inteligjencës Artificiale - Shitjet e smartfonëve, rekorde të reja në 2024
Tregu global i smartfonëve ka të ngjarë të dëshmojë rritje modeste në një 2024 me pamje të kujdesshme, pasi kompani të ndryshme do ta mbyllin këtë vit me një......

38 mln euro të krimit e korrupsionit nën sekuestro në 2023 - Pirdeni: Rritje me 80% krahasuar me 2022. Strategjia ndiq paranë ka dhënë rezultat
Në vitin 2023, totali i aseteve të krimit e korruspionit të vëna nën sekuestro apo të sekuestruara është rritur me 80% krahasuar me vitin e shkuar. Sipas......

Të rinjtë në vend, sa punojnë gjatë arsimit? - Instat: Rreth 44% janë edhe në punë, edhe në shkollë
Tregu shqiptar i punës, gjatë vitit 2022, u karakterizua nga një rënie prej 0,6 pikë përqindje e shkallës së papunësisë, krahasuar me një vit më parë. Shkalla......

Pasuria e gjeneratës së re të miliarderëve - Pjesa më e madhe e trashëgojnë, nuk punojnë për ta pasur
Gjenerata e ardhshme e miliarderëve mbledh më shumë pasuri nga trashëgimia sesa nga puna, sipas UBS. Banka zvicerane e favorizuar nga super të pasurit thotë se......

Beteja për minierat e mineraleve të rralla - Kompanitë e teknologjisë kërkojnë metoda të reja përpunimi larg Kinës
Startup-et e teknologjisë po punojnë për të ndryshuar mënyrën se si rafinohen mineralet e rralla, elemente thelbësore për miliarda pajisje elektronike.......

Korporatat, objektiva tërheqës të dezinformimit - Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet me të cilat përballen kompanitë perëndimore
Ndërsa nuk është çudi që objektivi i dezinformimit është zakonisht publiku lexues apo edhe shtetet, ndoshta nuk është për t'u habitur që edhe gjigantët e......

Çmimet i rikthehen rritjes në Nëntor - Inflacioni, arrin 3.9%. Zarzavatet vijojnë me rritje dyshifrore
Të dhënat nga “Instituti i Statistikave” tregojnë se në muajin Nëntor të këtij viti norma e rritjes së çmimeve është regjistuar në 3.9%, ndërkohë që norma e......

Gjermania, e kapur në një kurth fiskal - E bllokuar nga borxhi, lufton për të financuar rritjen ekonomike
Në një moment negativ për Gjermaninë, i vetmi vend i G7 që rrëshqet në recesion këtë vit, ekonomia më e madhe e Europës dhe dikur një mrekulli financiare është......