Mineralet kryesore që nxjerr Shqipëria - Gati 75% e lejeve aktive dominohet nga kromi, guri gëlqeror dhe hekur nikeli
Aktiviteti minerar në vendin tonë dominohet nga nxjerrja e mineralit të kromit, me rreth 43% të lejeve aktive. Në total, sipas të dhënave të fundit të disponueshme nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore numërohen 236 leje për nxjerrjen e mineralit të kromit, nga 554 leje aktive që janë në total. Në vendin e dytë renditet guri gëlqeror, me 134 leje apo 24% të totalit, ndërsa pas tij është hekur nikeli me 29 leje apo 5% e totalit.
Praktikisht gati ¾ e aktivitetit minerar në Shqipëri zihet nga këto 3 minerale. Ndërkaq, aktualisht janë aktive edhe 21 leje për nxjerrjen e guri gëlqeror të mermerizuar, 19 leje për ranor silicor, 16 leje për gëlqeror pllakor dhe 15 leje për nxjerrjen e mineralit të bakrit.
Pjesa tjetër e aktivitetit minerar në vend shtrihet te lejet e argjilës, gëlqerorit dekorativ gipsit e alabastrës, rërës e zhavorit bituminoz, etj.
Sa i takon vendosjes së nxjerrjes së mineraleve, gati 50% e lejeve minerare janë të përqëndruara në 3 qarqe të vendit e më konkretisht në Dibër, Kukës dhe Berat.
Ndërkaq, herë pas here Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpall ftesa për pjesëmarrje në procedura konkurruese për leje të reja minerare., bazuar në planin 2022-2024 për zhvillimin e sektorit minerar. Sipas këtij të fundit zhvillimi i aktivitetit minerar për këtë periudhë do të fokusohet kryesisht në nxjerrjen e gurit gëlqeror, gurit dekorativ dhe gurit gëlqeror të mermerizuar. Në bazë të dokumentit zyrtar parashikohet hapja e procedurave konkurruese apo zhvillimi i proceduarve të hapura për 62 zona minerare, teksa vetëm një numër shumë i kufizuar pritet të jepet për nxjerrjen e mineralit të kromit.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Ku punësohen më shumë të rinjtë? - Qarqet që lënë pas Tiranën. Shërbimet dhe tregtia, sektorët më të preferuar
Ndërsa bizneset po përballen çdo ditë e më shumë me mungesë të fuqisë punëtore, duket se zyrat e punës po luajnë rol të rëndësishëm në përputhjen e ofertës së......

“Bankat shqiptare, cilësi më të mirë kredie se rajoni” - BEI: I vetmi vend ku parashikohet rënie e huave me probleme dhe rritje e ofertës
Një sondazh i Bankës Evropiane të Investimeve nxjerr në pah se bankat shqiptare kanë siguruar më pak fitime se rajoni gjatë gjysmës së parë të këtij viti, por......

Marrëveshja fiskale e BE-së: Franca dhe Gjermania në mosmarrëveshje për shpenzimet e investimeve!
Ministrat e financave të Bashkimit Europian iu afruan një marrëveshjeje për rregullat e reja fiskale të BE-së herët të premten pas tetë orësh bisedimesh, por......

Greqia dhe Turqia bien dakord të rifillojnë marrëdhëniet dhe të bashkëpunojnë për emigracionin!
Greqia dhe Turqia ranë dakord të enjten për të rifilluar marrëdhëniet e tyre dhe për t’u futur në një epokë të re lidhjesh midis dy aleatëve të NATO-s, por......

Tregjet mbushen me vaj ulliri fals - Europol: Është bërë i zakonshëm në vendet që e prodhojnë!
Rreth 260.000 litra vaj ulliri u sekuestruan në operacionin OPSON, i cili synonte grupet kriminale të përfshira në rishitjen e ushqimeve të falsifikuara ose të......

Zhvillimi në rritje i Inteligjencës Artificiale - Shitjet e smartfonëve, rekorde të reja në 2024
Tregu global i smartfonëve ka të ngjarë të dëshmojë rritje modeste në një 2024 me pamje të kujdesshme, pasi kompani të ndryshme do ta mbyllin këtë vit me një......

38 mln euro të krimit e korrupsionit nën sekuestro në 2023 - Pirdeni: Rritje me 80% krahasuar me 2022. Strategjia ndiq paranë ka dhënë rezultat
Në vitin 2023, totali i aseteve të krimit e korruspionit të vëna nën sekuestro apo të sekuestruara është rritur me 80% krahasuar me vitin e shkuar. Sipas......

Të rinjtë në vend, sa punojnë gjatë arsimit? - Instat: Rreth 44% janë edhe në punë, edhe në shkollë
Tregu shqiptar i punës, gjatë vitit 2022, u karakterizua nga një rënie prej 0,6 pikë përqindje e shkallës së papunësisë, krahasuar me një vit më parë. Shkalla......