Bitcoin i afrohet sërish 44,000 USD - El Salvadori ofron pasaporta për kripto-milionerët

Bitcoin i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, duke iu afruar sërish nivelit të 44,000 dollarëve, ndërsa tregu është në pritje të të dhënave mbi punësimin në SHBA, që do të japin një panoramë më të qartë mbi vendimet që do të marrë Rezerva Federale, javën e ardhshme. Analistët shprehen se dy kriptomonedhat më të mëdha në botë, bitcoin dhe ethereum po stabilizohen në këto nivele, ndërsa shumë shpejt mund të rriten edhe më tej.
Ndër zhvillimet e tjera, El Salvadori po synon bitcoin dhe kripto-milionerët në përpjekjen e saj për të tërhequr banorë afatgjatë në vend. El Salvadori nisi të enjten fushatën e quajtur “Freedom VISA”, duke ofruar rezidencë për një maksimum prej 1000 pesonash në vit, të cilët investojnë të paktën 1 milion dollarë në bitcoin ose në “stabilcoins” apo monedha të qëndrueshme.
Pjesëmarrësit e kualifikuar marrin një leje qëndrimi afatgjatë dhe mund të ndjekin procedurat drejt marrjes së shtetësisë së plotë. Një aplikim kushton 999 dollarë të pakthyeshëm në BTC ose në tether (USDT) dhe procesi ka nisur që nga e premtja.
I gjithë procesi teknik trajtohet nga Tether Global, që është emetuesi i USDT. Kjo nismë është e ngjashme me konceptin e një “Vize të Artë” të ofruar nga disa vende, ku njerëzit e pasur mund të investojnë një shumë të caktuar në obligacionet ose pronat e atij vendi, në këmbim të një leje qëndrimi.
El Salvador bëri histori në shtator 2021, pasi u bë vendi i parë në botë që njohu bitcoin si një monedhë ligjore, ndërsa mban mbi 2700 BTC në thesarin e tij. Këto hapa janë pjesë e një plani më të gjerë për të reduktuar varësinë e El Salvadorit nga dollari amerikan dhe për të luftuar hiperinflacionin duke tërhequr burime më të reja të ardhurash.
SCAN

Nafta rritet pranë 76 USD - Por, pritet të publikojë humbje javore prej mbi 5%
Nafta po qëndron në rritje me mbi 2% në sesionin e sotëm, por pritet të publikojë humbje javore prej mbi 5%, dhe po tregtohet në nivelin më të ulët në 6 muajt......

Tregu i monedhave, në pritje të punësimit - Jeni realizon performancën më të mirë që nga janari
Dollari amerikan është forcuar lehtë në sesionin e fundit të javës, ndërsa jeni japonez është ndër monedhat me performancën më të mirë dhe pritet të publikojë......

Ari tregtohet pranë 2,040 USD - Pritet të realizojë humbjet e para javore, në 4 javët e fundit
Ari pritet të realizojë humbjet e para javore, në 4 javët e fundit, ndërsa investitorët po presin të dhënat mbi punësimin në SHBA, që do të publikohet më vonë......

Bursat europiane mbyllin një javë të qetë - Investitorët po presin të dhënat mbi punësimin në SHBA
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët në të gjithë botën po presin të dhënat kyçe mbi punësimin në SHBA, për......

Publikohet indeksi i lumturisë së BE-së për këtë vit: Rezultatet mund t'ju habisin!
Kombet më të lumtura dhe më pak të lumtura në Bashkimin Europian janë publikuar së fundmi dhe rezultatet mund t'ju habisin. Austria, Polonia dhe Rumania......

Prioritetet në infrastrukturë dhe energji - Balluku: Përveç rrugëve, porte e aeroporte. Po “jetësojmë” linjën nënujore me Italinë
Përveç rrugëve, portet dhe aeroportet janë prioritetet kryesore infrastrukturore. Nga Kongresi i Partisë Socialiste, ministrja e Infrastrukturës dhe......

Mete paraqet planin e zhvillimit për Shqipërinë: Në fokus rritja e pagave dhe mbrojtja sociale!
Në prezantimin e tij në Panelin “Projektet” të Kongresit të Europës në Shqipëri, Ministri i Financave Ervin Mete u përqendrua në disa nga tematikat kryesore që......

Shqiptarët “braktisin” vajin e ullirit nga jashtë - Importi i markave të huaja, 7 herë më i ulët se një vit më parë
Prodhimi i ulliri gjatë viti që kaloi pësoi një rritje rekord në 39 për qind, duke bërë që tregu vendas të ishte i mbingopur me vaj ulliri edhe përgjatë vitit......