Nafta rritet pranë 76 USD - Por, pritet të publikojë humbje javore prej mbi 5%

Nafta po qëndron në rritje me mbi 2% në sesionin e sotëm, por pritet të publikojë humbje javore prej mbi 5%, dhe po tregtohet në nivelin më të ulët në 6 muajt e fundit. Pavarësisht rritjes së çmimeve, investitorët janë të shqetësuar për kërkesën e dobët për energji në Azi, të kombinuar me prodhimin e lartë të naftës së papërpunuar në SHBA. Nafta Brent e Londrës po tregtohet pranë 76 dollarëve për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane (WTI) po tregtohet pranë 71 dollarëve për fuçi.
Të dyja kontratat po qëndrojnë në nivelin më të ulët që nga fillimi i qershorit të këtij viti. Në një sinjal që tregtarët besojnë se tregu mund të jetë i mbifurnizuar, Brent dhe WTI janë gjithashtu në gjendjen “kontango”, që është një strukturë e tregut në të cilën çmimet “spot” tregtohet me një çmim më të ulët krahasuar me çmimet “futures”.
Edhe shqetësimet për ngadalësimin e ekonomisë kineze kanë ushtruar presion mbi çmimet. Të dhënat e doganave në Kinë treguan se importet e naftës bruto ranë me 9% në nëntor, krahasuar me një vit më parë, pasi nivelet e larta të rezervave, treguesit e dobët ekonomikë dhe ngadalësimi i porosive nga rafineritë e pavarura kanë dobësuar kërkesën.
Edhe në Indi, konsumi i karburantit shënoi rënie në nëntor, i goditur nga reduktimi i udhëtimeve në konsumatorin e tretë më të madh të naftës në botë. Rënia e çmimeve vjen pavarësisht marrëveshjes së OPEC+ për të ulur vullnetarisht prodhimin me 2.2 milionë fuçi, gjatë tremujorit të parë të vitit 2024.
Arabia Saudite dhe Rusia, dy eksportuesit më të mëdhenj të naftës në botë, i bënë thirrje të gjithë anëtarëve të OPEC+ që t'i bashkohen marrëveshjes për uljen e prodhimit, për të mirën e ekonomisë globale. Në SHBA, prodhimi mbetet afër niveleve rekord, prej mbi 13 milionë fuçi në ditë, treguan të mërkurën të dhënat e Administratës për Informimin mbi Energjinë.
SCAN

Tregu i monedhave, në pritje të punësimit - Jeni realizon performancën më të mirë që nga janari
Dollari amerikan është forcuar lehtë në sesionin e fundit të javës, ndërsa jeni japonez është ndër monedhat me performancën më të mirë dhe pritet të publikojë......

Ari tregtohet pranë 2,040 USD - Pritet të realizojë humbjet e para javore, në 4 javët e fundit
Ari pritet të realizojë humbjet e para javore, në 4 javët e fundit, ndërsa investitorët po presin të dhënat mbi punësimin në SHBA, që do të publikohet më vonë......

Bursat europiane mbyllin një javë të qetë - Investitorët po presin të dhënat mbi punësimin në SHBA
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët në të gjithë botën po presin të dhënat kyçe mbi punësimin në SHBA, për......

Publikohet indeksi i lumturisë së BE-së për këtë vit: Rezultatet mund t'ju habisin!
Kombet më të lumtura dhe më pak të lumtura në Bashkimin Europian janë publikuar së fundmi dhe rezultatet mund t'ju habisin. Austria, Polonia dhe Rumania......

Prioritetet në infrastrukturë dhe energji - Balluku: Përveç rrugëve, porte e aeroporte. Po “jetësojmë” linjën nënujore me Italinë
Përveç rrugëve, portet dhe aeroportet janë prioritetet kryesore infrastrukturore. Nga Kongresi i Partisë Socialiste, ministrja e Infrastrukturës dhe......

Mete paraqet planin e zhvillimit për Shqipërinë: Në fokus rritja e pagave dhe mbrojtja sociale!
Në prezantimin e tij në Panelin “Projektet” të Kongresit të Europës në Shqipëri, Ministri i Financave Ervin Mete u përqendrua në disa nga tematikat kryesore që......

Shqiptarët “braktisin” vajin e ullirit nga jashtë - Importi i markave të huaja, 7 herë më i ulët se një vit më parë
Prodhimi i ulliri gjatë viti që kaloi pësoi një rritje rekord në 39 për qind, duke bërë që tregu vendas të ishte i mbingopur me vaj ulliri edhe përgjatë vitit......

Mineralet kryesore që nxjerr Shqipëria - Gati 75% e lejeve aktive dominohet nga kromi, guri gëlqeror dhe hekur nikeli
Aktiviteti minerar në vendin tonë dominohet nga nxjerrja e mineralit të kromit, me rreth 43% të lejeve aktive. Në total, sipas të dhënave të fundit të......