Si mund të ndërpresin vendet e BE-së importet e mbetura të gazit rus!

Një propozim i ri i BE-së do t'u japë shteteve anëtare fuqinë për të ndaluar kompanitë në Rusi dhe Bjellorusi nga aksesi i tubacioneve europiane dhe terminaleve të LNG, pjesërisht ose plotësisht, raportoi Financial Times duke cituar një projekt-tekst ligjor të propozuar nga Brukseli.
Nëse miratohet, kompanitë energjetike të BE-së mund të kenë një bazë ligjore për të dalë nga kontratat me ofruesit rusë të gazit pa pasur nevojë të paguajnë kompensim, shkruan raporti duke cituar një zyrtar të lartë të BE-së.
Propozimi vjen pasi BE-ja po përpiqet të heqë plotësisht gazin rus nga blloku deri në vitin 2027, pa një ndalim të plotë të importeve të gazit rus.
Importet e gazit të BE-së nga Rusia janë ulur që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt 2022. Megjithatë, një e dhjeta e importeve totale të gazit të BE-së ende vijnë nga Rusia.
Në fakt, të dhënat tregojnë se blerjet e bllokut të gazit natyror të lëngshëm (LNG) nga Rusia janë rritur midis janarit dhe korrikut të vitit 2023 krahasuar me nivelet e paraluftës.
Vendet anëtare kanë qëndrime të ndryshme, ndërsa Holanda ka marrë një qasje të vendosur kundër dërgesave të gazit rus, Belgjika, Spanja dhe Franca ende lejojnë importin dhe eksportin e gazit rus, duke thënë se kompanitë e tyre e kanë të vështirë të largohen nga kontratat ekzistuese.
Negociatorët nga vendet anëtare dhe Parlamenti Europian pritet të miratojnë tekstin paraprak të premten, shtoi raporti i FT.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Bitcoin i afrohet sërish 44,000 USD - El Salvadori ofron pasaporta për kripto-milionerët
Bitcoin i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, duke iu afruar sërish nivelit të 44,000 dollarëve, ndërsa tregu është në pritje të të dhënave mbi......

Nafta rritet pranë 76 USD - Por, pritet të publikojë humbje javore prej mbi 5%
Nafta po qëndron në rritje me mbi 2% në sesionin e sotëm, por pritet të publikojë humbje javore prej mbi 5%, dhe po tregtohet në nivelin më të ulët në 6 muajt......

Tregu i monedhave, në pritje të punësimit - Jeni realizon performancën më të mirë që nga janari
Dollari amerikan është forcuar lehtë në sesionin e fundit të javës, ndërsa jeni japonez është ndër monedhat me performancën më të mirë dhe pritet të publikojë......

Ari tregtohet pranë 2,040 USD - Pritet të realizojë humbjet e para javore, në 4 javët e fundit
Ari pritet të realizojë humbjet e para javore, në 4 javët e fundit, ndërsa investitorët po presin të dhënat mbi punësimin në SHBA, që do të publikohet më vonë......

Bursat europiane mbyllin një javë të qetë - Investitorët po presin të dhënat mbi punësimin në SHBA
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët në të gjithë botën po presin të dhënat kyçe mbi punësimin në SHBA, për......

Publikohet indeksi i lumturisë së BE-së për këtë vit: Rezultatet mund t'ju habisin!
Kombet më të lumtura dhe më pak të lumtura në Bashkimin Europian janë publikuar së fundmi dhe rezultatet mund t'ju habisin. Austria, Polonia dhe Rumania......

Prioritetet në infrastrukturë dhe energji - Balluku: Përveç rrugëve, porte e aeroporte. Po “jetësojmë” linjën nënujore me Italinë
Përveç rrugëve, portet dhe aeroportet janë prioritetet kryesore infrastrukturore. Nga Kongresi i Partisë Socialiste, ministrja e Infrastrukturës dhe......

Mete paraqet planin e zhvillimit për Shqipërinë: Në fokus rritja e pagave dhe mbrojtja sociale!
Në prezantimin e tij në Panelin “Projektet” të Kongresit të Europës në Shqipëri, Ministri i Financave Ervin Mete u përqendrua në disa nga tematikat kryesore që......