Avancon korridori VIII - Elbasan-Maqedoni e Veriut, shpallen fituesit për 2 lotet e tjerë

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompanitë fituese për fazën 3 dhe 4 për aksin rrugor Elbasan – Qafë thanë, që është pjesë e korridorit 8. Për lotin 3 të rrugës punimet do të zbatohet nga kompania 2 T, që është përzgjedhur me një ofertë prej 2.11 mld lekë, nga 2.5 mld lekë që ishte fondi limit i vënë në dispozicion.
Ndërkohë që, për lotin 4 fituese është shpallur kompania A.N.K me një ofertë prej 2.08 mld lekë, teksa fondi limit edhe për këtë segment ishte 2.5 mld lekë. Së bashku me këto procedura, ARRSH ka përmbyllur tenderët për 4 lote të këtij aksi rrugor, ku për lotet 1 dhe 2 tashmë kanë nisur punimet.
Në fazë më pak të avancuar për këtë segment është pjesa nga Bushtrica deri në pikën e re doganore me Maqedoninë e Veriut, që aktualisht është në fazë projektimi.
Fituesi i tenderit u shpall pak javë më parë, ndërkohë që projekti i zbatimit do të jetë gati pas më shumë se 18 muajsh. Vetëm pasi ai të jetë gati do të mund të kryhen procedurat tenderuese për ndërtimin e tij.
Paralelisht është duke u projektuar bypassi i Elbasanit, që sipas afateve kontraktuale duhet të jetë gati në vitin 2024. Ndërsa për pjesën tjetër të korridorit 8, që është segmenti nga Lekaj në Elbasan, që aktualisht është në fazë tenderimi për projektimin e tij.
Koridori 8 nis nga portet italiane të Barit dhe Brindizit, në portet e Durrësit e Vlorës dhe më pas vazhdon drejt Elbasanit, Shkupit dhe Sofjes, duke mbërritur deri në portet e Burgasit dhe Varnës në Detin e Zi.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Përfitimet e energjisë së gjelbër tejkalojnë kostot - Tranzicioni brenda 2050 rrit PBB globale deri në 7%
Sigurimi i një të ardhmeje me më pak karbon nuk është vetëm i nevojshëm, por edhe i mirë për ekonominë, sipas skenarëve më të fundit të klimës nga Rrjeti......

Cilat janë degët më të kërkuara profesionale? - Nga hoteleri-turizmit tek termohidraulika. Japin garanci punësimi
Politika e qeverisë po orientohet çdo ditë e më shumë drejt marketimit të arsimit profesional, me qëllim përmbushjen e kërkesave që kanë bizneset për fuqinë......

Apple rikthehet në Indi - Kompania tenton shkëputjen nga fabrikat kineze të baterive
Gjiganti i teknologjisë Apple po vështron nga India për të prodhuar bateri të gjeneratës së ardhshme si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të......

Pensionet private, në konsultim rregullorja për licencat - Shoqëritë administruese do zbardhin burimin e fondeve dhe pasQyrat financiare të 3 viteve
Pas hyrjes në fuqi të ligjit per pensionet private, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka nxjerrë për konsultim publik dhe projektrregulloren përkatëse për......

Si mund të ndërpresin vendet e BE-së importet e mbetura të gazit rus!
Një propozim i ri i BE-së do t'u japë shteteve anëtare fuqinë për të ndaluar kompanitë në Rusi dhe Bjellorusi nga aksesi i tubacioneve europiane dhe......

Bitcoin i afrohet sërish 44,000 USD - El Salvadori ofron pasaporta për kripto-milionerët
Bitcoin i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, duke iu afruar sërish nivelit të 44,000 dollarëve, ndërsa tregu është në pritje të të dhënave mbi......

Nafta rritet pranë 76 USD - Por, pritet të publikojë humbje javore prej mbi 5%
Nafta po qëndron në rritje me mbi 2% në sesionin e sotëm, por pritet të publikojë humbje javore prej mbi 5%, dhe po tregtohet në nivelin më të ulët në 6 muajt......

Tregu i monedhave, në pritje të punësimit - Jeni realizon performancën më të mirë që nga janari
Dollari amerikan është forcuar lehtë në sesionin e fundit të javës, ndërsa jeni japonez është ndër monedhat me performancën më të mirë dhe pritet të publikojë......