Cilat janë degët më të kërkuara profesionale? - Nga hoteleri-turizmit tek termohidraulika. Japin garanci punësimi

Politika e qeverisë po orientohet çdo ditë e më shumë drejt marketimit të arsimit profesional, me qëllim përmbushjen e kërkesave që kanë bizneset për fuqinë punëtore. Referuar të dhënave të Agjencisë kombëtare për Punësim dhe Aftësi, në shkollat e mesme të arsimit profesional rezultonin 15,042 nxënës të regjistruar për vitin shkollor 2022-2023. Numri i të regjistruarve në arsimin profesional është më i lartë në rajonet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër përkatësisht 36%, 14%, 10% dhe 9% të totalit.
Por cilat janë zanatet më të preferuara?
Drejtimet me numrin më të lartë të nxënësve të regjistruar janë Hoteleri- Turizëm, Shërbime Mjetesh Transporti, Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, Elektroteknikë, Ekonomi- Biznes dhe Termohidraulikë. Këto drejtime ndiqen nga 74% e nxënësve të regjistruar në Arsimin Profesional.
Ndërsa profilet më të frekuentuara rezultojnë Shërbime Elektroauto, Kuzhinë-Pastiçeri, Shërbime Mjetesh Transporti, Rrjete të Dhënash (pilot GIZ), Llogari, Tregti, Instalime Elektrike, Programim dhe Mbështetje e Përdoruesve të TIK, të cilat ndiqen nga 42% e nxënësve të profilizuar.
Me qëllim rritjen e pjesëmarrjes në arsimin profesional AKPA inicioi ndryshimet në VKM-në e bursave në funksion të rritjes së masës dhe kategorive përfituese. Sipas vendimit, përfitojnë bursë: vajzat, nxënësit që janë me statusin e jetimit, të regjistruarit në drejtimet parësore, rom/egjiptianët, nxënës nga familjet me ndihmë ekonomike etj. Prej Totalit të nxënësve të regjistruar në AP, rezulton se 4,237 ose 28% prej tyre përfitojnë bursë. Rreth 88% e nxënësve përfitues marrin bursë të plotë dhe pjesa tjetër bursë të pjesshme.
Këtë vit Ministria e Arsimit ka nisur fushatën “Zgjidh Zanatin” në të gjithë shkollat e vendit me prindër, nxënës dhe mësues, për orientimin e nxënësve drejt arsimit profesional, si çelës i suksesit për punësimin e sigurtë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Apple rikthehet në Indi - Kompania tenton shkëputjen nga fabrikat kineze të baterive
Gjiganti i teknologjisë Apple po vështron nga India për të prodhuar bateri të gjeneratës së ardhshme si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të......

Pensionet private, në konsultim rregullorja për licencat - Shoqëritë administruese do zbardhin burimin e fondeve dhe pasQyrat financiare të 3 viteve
Pas hyrjes në fuqi të ligjit per pensionet private, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka nxjerrë për konsultim publik dhe projektrregulloren përkatëse për......

Si mund të ndërpresin vendet e BE-së importet e mbetura të gazit rus!
Një propozim i ri i BE-së do t'u japë shteteve anëtare fuqinë për të ndaluar kompanitë në Rusi dhe Bjellorusi nga aksesi i tubacioneve europiane dhe......

Bitcoin i afrohet sërish 44,000 USD - El Salvadori ofron pasaporta për kripto-milionerët
Bitcoin i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, duke iu afruar sërish nivelit të 44,000 dollarëve, ndërsa tregu është në pritje të të dhënave mbi......

Nafta rritet pranë 76 USD - Por, pritet të publikojë humbje javore prej mbi 5%
Nafta po qëndron në rritje me mbi 2% në sesionin e sotëm, por pritet të publikojë humbje javore prej mbi 5%, dhe po tregtohet në nivelin më të ulët në 6 muajt......

Tregu i monedhave, në pritje të punësimit - Jeni realizon performancën më të mirë që nga janari
Dollari amerikan është forcuar lehtë në sesionin e fundit të javës, ndërsa jeni japonez është ndër monedhat me performancën më të mirë dhe pritet të publikojë......

Ari tregtohet pranë 2,040 USD - Pritet të realizojë humbjet e para javore, në 4 javët e fundit
Ari pritet të realizojë humbjet e para javore, në 4 javët e fundit, ndërsa investitorët po presin të dhënat mbi punësimin në SHBA, që do të publikohet më vonë......

Bursat europiane mbyllin një javë të qetë - Investitorët po presin të dhënat mbi punësimin në SHBA
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët në të gjithë botën po presin të dhënat kyçe mbi punësimin në SHBA, për......