Suedia vendos rekord për energjinë e erës - Në shkurt, 27% e totalit. Deri në 2040 synon 100% nga burime të rinovueshme

Më shumë se një e katërta e energjisë elektrike në Suedi është prodhuar nga impiantet e erës për dy muaj rresht. Vendi skandinav prodhoi një rekord 27 për qind të energjisë elektrike nga era në shkurt, duke thyer rekordin prej 26 për qind të vendosur në janar të këtij viti. Sipas një analize nga grupi i ekspertëve për energjinë Ember, kjo është përqindja më e lartë e gjenerimit të energjisë së erës në vend.
Prodhimi më i madh I energjisë nga era e bën rrjetin e Suedisë më elastik ndaj thatësirës dhe mbron konsumatorët nga kostot e larta. Sipas ekspertëve, me ambicie të larta politike për të zgjeruar më tej energjinë e erës, Suedia është e vendosur për përfitime të mëtejshme për kostot, sigurinë dhe klimën.
Suedia ka objektiva ambicioze për energjinë e pastër dhe synon të arrijë 100 për qind prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme deri në vitin 2040. Deri në vitin 2045, vendi synon të mos ketë emetime neto serrë.
Për të arritur këto qëllime, Suedia ka investuar në energjinë e pastër. Që nga viti 2018, kapaciteti i energjisë së erës është dyfishuar dhe vendi tani numëron gati 5,000 turbina, që gjeneruan rreth 4 teravat energji në shkurt.
Në vitin 2022, Suedia instaloi 2.4 GW kapacitet të energjisë së erës. Vetëm Gjermania instaloi më shumë, rreth 2.5 GW. Një gigavat mund të furnizojë rreth 750,000 shtëpi.
Emetimet globale të gazeve serrë arritën në 58 miliardë ton në 2022, një rekord i lartë. Por, burimet e rinovueshme kanë potencialin për të ulur këtë shifër shqetësuese. Energjia e erës prodhon vetëm 0.02 për qind të emetimeve të dioksidit të karbonit për njësi të energjisë në krahasim me qymyrin.
Ndërsa çmimet globale të energjisë vazhdojnë të rriten, të nxitura nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, ndërtimi i kapaciteteve të energjisë së pastër është gjithnjë e më urgjente. Energjia e erës është një opsion veçanërisht i mirë, pasi nuk kërcënohet nga thatësira ashtu siç është hidrocentrali.
Në vitin 2021, BE prodhonte 34 GW energji të kombinuar nga era dhe dielli. Sipas analizës së Ember, shtesat vjetore do të duhet të rriten nëse synimet klimatike do të mbeten brenda mundësive. Bllokut do t'i duhet të ketë një total prej 76 GW deri në vitin 2026 për të mbajtur ngrohjen globale brenda 1.5 gradë Celsius.
Me ritmet e parashikuara, vetëm katër nga 27 vende të BE-së (Finlanda, Kroacia, Lituania dhe Suedia) do të arrijnë rritje vjetore mjaft të larta në kapacitetin e energjisë së erës për të përmbushur këtë qëllim.
Dorina Kurtaj/SCAN
Sondazh

"Rrezik i thellë për njerëzimin": Drejtuesit e teknologjisë bëjnë thirrje për "pauzë" në zhvillimin e avancuar të AI!
Sipërmarrësit dhe akademikët e famshëm kanë paralajmëruar se sistemet e inteligjencës artificiale (AI) "paraqesin rreziqe të thella për shoqërinë dhe......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?!
Dollari amerikan është ‘zgjuar’ në vlera pozitive këtë mëngjes pasi në raport em ditën e djeshme ka rikuperuar pikë teksa është blerë sot me 104.3 lekë dhe......

Nafta zbret pranë 78 dollarë për fuçi - Rusia ul më pak se parashikimet eksportet drejt Europës
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pas humbjeve të realizuara një ditë më parë. Të dhënat e publikuara në SHBA që treguan një rënie surprizë......

Tregjet europiane zgjerojnë fitimet - Fokusi i investitorëve, te politikat monetare të bankave qendrore
Bursat europiane janë hapur në rritje edhe në sesionin e sotëm, pasi në treg vijon momenti pozitiv, për shkak të largimit të shqetësimeve për industrinë......

Tregu i monedhave vijon qëndrueshmërinë - Investitorët, të fokusuar te lufta e bankave qendrore kundër inflacionit
Tregu monetar ka vijuar qëndrueshmërinë edhe në sesionin e sotëm, pasi janë larguar shqetësimet që kishin të bënin me sistemin bankar dhe tashmë vëmendja është......

“Sfidat e zhvillimit të infrastrukturës në Shqipëri”, Oztas: Synim i konferencës, bashkëpunimi mes akademikëve dhe kompanive
Sfidat e zhvillimit të infrastrukturës në Shqipëri, problemet dhe gjetja e zgjidhjeve të qëndrueshme, kanë qenë në fokus të diskutimeve të konferencës......

5 mijë lekë shpërblim për pensionistët në prill - Rama: Do të rrisim më tej edhe pagën mesatare në dy faza. synojmë 900 euro
5 mijë lekë do t’u shpërndahen pensionistëve nga muaji prill. Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë njoftoi se ky vendim vjen si efekt I mbledhjes së......

Krifca-Lollobrigida: Vaji ullirit dhe vera “Made in Albania”, potencial për rritjen e eksporteve në Itali dhe BE!
Biznesi bujqësor shqiptar sot ka mundësinë e bashkëpunimeve të reja me shumë interes me rreth 30 kompani italiane, shoqata dhe dhoma biznesi, ku disa prej tyre......